Te ulen taksat per te konsoliduar ekonomine
Konsolidimi në Europë duhet të bazohet në uljen e shpenzimeve publike dhe jo në rritjen e taksave. Kështu ka këshilluar qeveritë europiane kreu i BQE, Mario Draghi. Qeveritë duhet të bëjnë më shumë përpjkeje që Kontinenti i Vjetër të rigjejë besueshëmrinë, duke u fokusuar kryesisht në shkurtimet e shpenzimeve publike. Vetëm qeveritë janë aktorët vendimtarë që mund ta përballojnë krizën e euros ka thënë krye guvernatori europian. Ai ka pranuar se BQE mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme për uljen e tensioneve mbi euron por kjo vetëm që tregjet të fitojnë kohë. Më tej Draghi thekson se përpara krizës politikat ekonomike të zbatuara kanë qenë të gabuara.
“Vendet më të goditura nga kriza janë ato ku politika ekonomike e së kaluarës ka qenë më e papërshtatshmja, ku përgjigja e qeverive në fillim të krizës ka qenë më e pasigurt. U takon qeverive të këtyre vendeve të bëjnë përpjekjet më të mëdha në rifitimin e besimit”, tha ai.
Për Bankën Qëndrore Europiane rritja në eurozonë mbetet e dobët dhe vetëm në vitin e ardhshëm mund të pritet një rritje e lehtë.
Nga ana tjetër të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit kanë shfaqur një ekonomi në recesion me 0,1% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. Ekonomia gjermane është ngadalësuar më shumë se pritjet me një rritje me 0,2% sikurse edhe Franca, ndërkohë që rënia në Spanjë është edhe më e madhe.