E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera Skanderbeg e Vivaldit ngjitet premiere ne skene

Opera “Skanderbeg” pas tre shekujsh shkundet nga pluhuri i harresës për tu ngjitur në skenë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Ky produksion dramatik i konceptuar në dy akte vjen si bashkëpunim i Teatrit të Operas shqiptar me Akademinë e Veronës. Qëllimi është për të nxjerr në pah këndvështrimin e të huajve për Skendërbeun. Kjo vepër e cila është e konceptuar në stilin barok do të vijë e përshtatshme për ditët e sotme dhe do të pasqyrojë aspektet intime të Skënderbeut. Në rolin e Skënderbeut do të interpretojë baritoni Armando Likaj dhe në rolin e Donikës sopranoja Emiljana Palushi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›