Të vdekurit "flenë e lahen" me të gjallët
Trupat e pacientëve, që humbasin jetën në spitalin nr. 5, në kryeqytet, "flenë dhe lahen" së bashku me të gjallët që luftojnë kundër vdekjes. Kjo pasi në këtë spital nuk ka vende ku të dërgohen ata që largohen nga kjo jetë, deri në momentin që familjarët e tyre vijnë t‘i marrin për t‘u bërë nderimet e fundit.
Familjarët dhe të sëmurët, që trajtohen për diagnoza të ndryshme në reanimacionin e spitalit nr. 5 në QSUT, tregojnë se nuk janë të pakta rastet kur pacientët që vdesin lihen për orë të tëra në shtratet ku mjekoheshin më parë. Të vdekurit qëndrojnë në të njëjtën dhomë, me të njëjtët pacientë të gjallë, që presin me shpresën se do të bëhen më mirë. Madje, sipas familjarëve të të sëmurëve, ka raste që trupat e të vdekurve lahen dhe përgatiten në dhomat ku më parë kuroheshin për t‘u shëruar. "Është e tmerrshme, në dhomën ku është shtruar babai im, vdiq një burrë i moshuar. Njëra nga infermieret e lau dhe e pastroi në dhomë mes pacientëve të tjerë. Kur ne protestuam për atë që po bënte, u justifikua duke thënë se kishte vënë një çarçaf që gjoja të mos e shihnim". Kështu shprehet një prej familjareve që vazhdon ende të trajtojë babain në këtë spital, ndaj dhe druhet të identifikohet apo të bëjë një ankesë në Drejtorinë e QSUT-së.
Ndërsa një tjetër pohon se vetëm gjatë këtyre ditëve që një i afërmi i saj ka qenë i shtruar në reanimacion kanë vdekur pesë pacientë. "Njëri prej të ndjerëve qëndroi në dhomë së bashku me të sëmurët e tjerë për më shumë se 4 orë e gjysmë", thotë ajo. Sëmundjet që trajtohen në reanimacionin e spitalit 5 në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" janë të vështira. Sipas mjekëve, kjo është edhe arsyeja e numrit të vdekshmërisë së pacientëve, shifra këto që raportohen rregullisht në drejtori. Ndërkohë që ndikon edhe mosha e madhe e të sëmurëve. Aty trajtohen rastet e hemorragjive cerebrale apo ishemive të trurit. Këto janë patologji që në më të shumtën e rasteve ndeshen në persona të moshuar.
Nga ana tjetër, drejtuesit e këtij spitali shprehen se gjendja nuk është kaq e thjeshtë. Kjo për faktin se familjarët e pacientëve që vdesin nuk duan që ata të dërgohen në morg, pasi kërkojnë që t‘i marrin në shtëpi. Sipas tyre, pritja e këtyre trupave nuk është e gjatë, por në këtë spital nuk ka një ambient të veçantë ku ata të qëndrojnë deri në momentin që vijnë për t‘i marrë familjarët. Ndërkohë që për rastet e personave, të cilët nuk janë vizituar nga asnjë i afërm, ose që janë të vetmuar, procedura sipas mjekëve, është e njëjtë, "dërgohen në morg".