E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përshëndet mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Libi

Share

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Libi. Në një njoftim për shtyp, Berisha i ka cilësuar këto zgjedhje si kurorëzim të përpjekjeve të jashtëzakonshme.

Kryeministri Sali Berisha përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të lira, të fundjavës që kaloi, pas pesë dekadash diktature në Libi, si  një fitore e madhe dhe  historike për Libinë dhe për popullin mik libian.

Këto zgjedhje ishin kurorëzimi më i çmuar i përpjekjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme që qytetarët liridashës të Libisë  mike bënë gjatë pranverës arabe, për çlirimin e tyre nga diktatura paranojake e famëkeqit Gedafi dhe klika e tij barbare. Zgjedhjet e para të lira në 50 vitet e fundit janë themeli i ndërtimit të idealeve  të lirisë, demokracisë dhe shoqërisë së lirë.

Duke përcjelle urimet më të mira të qeverisë shqiptare për këtë arritje të madhe historike, shpreh njëkohësisht vullnetin e vendit tim për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona të lira, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›