E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Raporti i KE-së, kritik për Shqipërinë

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi se raporti i Komisionit Evropian per Shqiperine kritikoi vendin tone per nivelin e larte te korrupsionit e nuk dha vlerësime, sic e interpretoi kryeministri Berisha.

Ne nje konference nga selia e Partise Socialiste, Rama theksoi se ky raport thotë shprehimisht se korrupsioni mbetet nje problem masiv.

"Duhet te kesh paturpsine dhe hallin e madh te Berishes qe te flasesh per sukses kur lexon nje fraze te tille. Shqiperia mbetet edhe pas 17 vjetesh pas dyerve te BE-se sepse vendi mbahet ne duart e njerezve te politikes se vjeter. Kryeministri jo vetem qe eshte i paafte dhe i paskrupullt, por nuk ka turp dhe flet per sukses kur ne te vertete i behen kritika", u shpreh Rama.

Shefi socialist, theksoi se ne raport thuhet se ligji i prokurorimeve bie ndesh me standatet, ndërsa trafiku i drogës dhe i qenieve njerëzore dhe niveli i krimit, mbeten probleme shqetësuese.

"Duhet të kesh paturpsinë e një sekseri dhe të një njeriu që di fare mirë të vërtetën e Gërdecit që të bësh atë që bëri Berisha duke e quajtur sukses raportin dhe duke mos folur asnjë fjalë për Fazllic në seancën parlamentare të së hënës", u shpreh Rama.

Kreu socialist, u shpreh i bindur se era e ndryshimeve që nisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndihet edhe në qershor në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›