E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vegjlit kerkojne ndihme nga ODIHR per proporcionalin

Konsultimet Ekspertet e ardhur nisin takimet per asistencen e reformes zgjedhore

Ekspertet e ODIHR-it mbledhin sugjerimet e partive politike per reformen zgjedhore. Te mberritur ne Tirane prej me se tri ditesh dy ekspertet Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin pervec asistences prane Komisionit te Reformes Zgjedhore duket se po mbledhin dhe te dhena nga ana e partive politike mbi procesin e reformes. Dy ekspertet zhvilluan takime me perfaqesues te partive te vogla ku i kane paraqitur atyre nevojen e ndryshimit te sistemit zgjedhor ne vend. Pilgrim dhe Lappin u takuan dje dhe me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli e cila beri te ditur se sistemi zgjedhor u propozua nga ana e PS-se. Keto zgjedhje tha Kryetarja e Kuvendit ishin me transparentet dhe u zhvilluan me nje sistem demokratik zgjedhor te propozuar nga PS e te miratuar me konsensus te plote nga socialistet e demokratet ne Parlament.

Opinioni i perbashket i ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias perben nje dokument ligjor profesional i cili sherben si plan pune ne zbatimin e 53 rekomandimeve per zgjedhjet te cilat jane ceshtje standardi dhe jo ceshtje partiake tha Topalli ne kete takim me dy ekspertet. Pilgrim nje njohes i mire i ceshtjeve zgjedhore dhe i proceseve elektorale ne vendin tone tha se Shqiperia ka nje progres shume evident per sa i perket kuadrit ligjor dhe rritjes se standardeve zgjedhore.

Ekspertet e ODIHR thane se jemi maksimalisht te gatshem per te asistuar ne reformen zgjedhore ne menyre qe ajo te perfundoje ne kohen e duhur. Ndersa kreu i Partise PSV 91 Petro Koci ben te ditur se ne takimin me ekspertet e ODIHR-it ka deklaruar se OSBE eshte si NATO. shte nje organizate politike ne radhe te pare. Nuk eshte nje organizate teknike. Sistemi aktual zgjedhor eshte antipluralist me demokraci te kufizuar monopolist dhe krizesjelles. Edhe nese zgjedhjet do zhvilloheshin te lira dhe te ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›