DSIK-ja qeveria asnje argument ligjor per ndryshimin e varesise
Komisioni Parlamentar i Sigurise pritet te shqyrtoje se shpejti draftin e ri te qeverise per ndryshimin e varesise se Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar DSIK. Qeveria ne propozimin e saj kerkon te realizoje heqjen e varesise dhe dhenien si kompetence ekskluzive e Kryeministrit. Ne relacionin e paraqitur nuk jepet asnje arsye konkrete se pse ndryshohet cfare parashikon te arrije nje nisme e tille. Ne kushtet kur Keshilli i Ministrave si organ kolegjial vepron mbi bazen e akteve qe nxirren ne mbledhjet e tij te organizuara eshte e pamundur qe ai te ndjeke ne vijimesi veprimtarine e institucioneve ne varesi. Ndaj dhe ne nenin 9 te ligjit nr. 9000 date 30.1.2003 Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave percaktohet se institucionet qendrore jane ne varesi te Kryeministrit ose te ministrit si institucione monokratike thuhet ne relacion. Kjo eshte e vetmja arsye qe jepet se pse ndryshohet varesia e ketij institucioni i cili ka si detyre te kontrolloje te gjitha informacionet e klasifikuara me vendet anetare te NATO-s. DSIK-ja ka kontakte vetem me zyrat e NATO-s dhe se filtron cdo informacion te klasifikuar top sekret. Mbi bazen e ketij ndryshimi tashme drejtori i ketij institucioni nuk do te kete detyre ti raportoje ministrit te Mbrojtjes apo te Brendshem por vetem Kryeministrit pasi tashme nuk eshte ne varesi te organit kolegjial si Keshilli i Ministrave. Kjo eshte ne perputhje me detyrat e objektivin e veprimtarise se DSIK-se dhe do te garantoje mbarevajtjen e ketij institucioni vecanerisht nga pikepamja administrative. Me kete ndryshim nuk cenohet asnje nga parimet e funksionimit te institucionit paanshmeria besueshmeria dhe pavaresia profesionale te cilat jane te garantuara me ligj thuhet ne relacionin e ketij drafti.
Per qeverine lenia ne fuqi e normes aktuale pra ne varesi te KM-se sipas relacionit ka sjelle veshtiresi praktike per percaktimin e strukturave te Keshillit te Ministrave qe praktikisht jane pergjegjese per ndjekjen e veprimtarise se institucionit dhe marrjen e percjelljen e iniciativave te ndryshme ne organet e larta vendimmarrese. Ne baze te vendimit nr. 377 date 31.05.2001 te Keshillit te Ministrave Per sigurimin e informacionit te klasifikuar ne marredheniet nderkombetare DSIK-ja eshte Autoritet i Sigurimit Kombetar ne marredhenie me NATO-n organizatat e tjera nderkombetare dhe vendet e huaja. DSIK-ja ka marredhenie bashkepunimi me strukturat e NATO-s dhe me strukturat homologe te vendeve te tjera anetare apo partnere te NATO-s.