Topalli mban peng ligjin e SHISH
Nenkryetari i Komisionit Parlamentar te Sigurise Ilir Gjoni ne intervisten dhene per gazeten Shqip shprehet se futja ne diskutim e draftit per mbikeqyrjen parlamentare te sherbimeve sekrete eshte ne dore te kryeparlamentares Topalli. Sipas tij Topalli ka ne dore futjen ne diskutim te ketij drafti. Gjoni ben te ditur se opozita ka bere kerkesen per kontrollin e Ministrise se Brendshme te Mbrojtjes dhe Gardes se Republikes.
Zoti Gjoni kohet e fundit po hidhet ideja e zhvendosjes se dy godinave te rendesise se vecante te Sherbimit Informativ dhe te Akademise Ushtarake ish-Shkolla e Bashkuar. Kjo ide eshte propozuar nga Bashkia e Tiranes si pjese e planit urbanistik per nje Tirane Policentrike. Si e shihni nje propozim te tille dhe se a duhet te preken institucionet e sigurise se vecante
Se pari dua te nenvizoj faktin se ashtu sic e percaktoni dhe ju kjo eshte thjesht nje ide dhe qe jo domosdoshmerisht nenkupton realizimin faktik te saj. Ne gjykimin tim keto dy institucione qofte Akademia Ushtarake qofte Sherbimi Informativ jane te nje rendesie te vecante kane nje histori te caktuar dhe per me teper ne aspektin urbanistik e arkitektonik jo vetem qe nuk perbejne problem por madje ne kete kaos urban qe eshte krijuar kane mundesuar shmangien e tjetersimit te hapesirave publike per ti kthyer ato ne monstra te betonizuara sic shohim rendom ne Tirane. Ne nje plan tjeter pra ne drejtim te urise se padroneve qe menaxhojne qytetin e Tiranes sot per te zaptuar hapesira publike pa marre parasysh asnje kriter te mirefillte urbanistik por me motiv vetem perftimin e ketyre hapesirave nen gjoja petkun e zhvillimit e nje qyteti pluricentrik kuptohet qe kjo do te ishte nje llokme e majme. Te mos harrojme se pronat shteterore sidomos ato te FA-se prej kohesh kane dale ne ankand ku perfituesit jane njerez me ofiqe. Kjo ka ndodhur jo vetem ne Tirane por ne mbare Shqiperine. Nisur nga keto qe parashtrova e shoh shqetesues kete fakt.
A duhet te reagoje Komisioni Parlamentar i Sigurise ne lidhje me keto propozime. A do therrisni per seance degjimore ministrat perkates te Mbrojtjes dhe te Brendshem per te dhene arsyet e nje zhvendosje te tille
shte ne funksion te punes se Komisionit te Sigurise qe te therrase ne raport drejtuesit e dikastereve per ceshtje specifike. Per koincidence ne anetaret e opozites ne Komisionin e Sigurise ne mbledhjen e pare te tij per kete sezon te ri parlamentar kemi kerkuar disa seanca degjimore dhe ngritjen e grupeve te kontrollit te komisionit per ceshtje si menaxhimi i pronave te FA zhvillimi i strukturave te FA zbatimi i sistemit te gradave e karrieres shpenzimet dhe financat e SHIU funksionimi dhe zbatimi i ligjit nga Garda e Republikes etj. qofte me ministrin e Brendshem ashtu dhe me ate te Mbrojtjes pra ku do te perfshihet dhe ceshtja qe ju ngrini.
Kohet e fundit qeveria Berisha duket se ka shpallur nje konflikt ndaj SHISH dhe institucioneve te tjera te sigurise. Nder to eshte edhe nisma e fundit e qeverise per ndryshimin e varesise se DSIK-se. Tashme ky institucion do jete nen kontrollin e plote te Kryeministrit. Si i shihni keto levizje te qeverise ndaj ketyre institucioneve te sigurise
Konflikti i Berishes me SHISH eshte tashme i hapur dhe i ditur per gjithkend. Pas deshtimit vitin e kaluar per te goditur drejtuesit e SHISH dhe sidomos pas deklaratave te 21 janarit 2011 ku Kryeministri akuzoi SHISH si te implikuar ne grushtin e shtetit besoj se nuk ka nevoje per koment dhe per te kuptuar qe shtetit i jane thyer mekanizmat e funksionimit normal. Sa i perket marredhenieve apo menaxhimit operacional te inteligjences ne gjykimin tim ky ndryshim ne aspektin praktik nuk ka lidhje me procesin e inteligjences se SHISH kerkese-grumbullim-perpunim- analize produkt-shperndarje dhe nuk e pengon SHISH te kryeje funksionet e tij. eshtja eshte te nje psikoze maniakale qe ka mberthyer Kryeministrin per te kontrolluar gjithcka jo vetem SHISH. Sigurisht te SHISH ai ka nje frike patologjike pasi i zhytur deri ne fyt ne afera te erreta i frigohet faktit se keto afera mund te dokumentohen dhe nje dite do ti duhet te perballet me drejtesine.
Prej kohesh eshte folur per nje ligj te posacem per sherbimet informative. Ne cilen faze ndodhet ky proces dhe pse nuk po shqyrtohet nga Komisioni i Sigurise
Besoj se ju i referoheni ligjit per Mbikeqyrjen Parlamentare te Sherbimeve Informative. shte e vertete qe ka mbi nje vit qe ky ligj eshte pergatitur me asistencen e OSBE. shte i domosdoshem per te mbikeqyrur veprimtarine e te gjitha institucioneve qe kryejne veprime ne sferen e inteligjences. Behet akoma me imperative nga fakti se nje numer agjencish qe kryejne funksione te tilla veprimtarine e tyre nuk e kane te rregulluar me ligj dhe per rrjedhoje mundesite e abuzimit me kapacitetet e tyre ne shkelje te te drejtave te njeriut jane potencialisht me te larta. Ky projekt gjithashtu rregullon dhe nje sere ceshtjesh sa i perket nivelit te kontrollit nga Kuvendi percakton vetting-un e anetareve te Kuvendit qe mbikeqyrin percakton rregulla strikte per ruajtjen e sekretit e nje mori elementesh te tjere qe garantojne njekohesisht mbikeqyrjen e nevojshme por dhe ruajtjen e domosdoshme te informacionit. Kalimin e ligjit per shqyrtim ne komisione e ka te drejte ekskluzive Kryetarja e Kuvendit.