Berisha ne Mal te Zi Une e kam braktisur berthamorin pas tragjedise ne Fukushima
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi paraditen e djeshme takime me kreret kryesore te Malit te Zi dhe diskutoi per ceshtje te perbashketa te infrastruktures dhe bashkepunimit mes dy vendeve. Fillimisht kreu i qeverise shqiptare zhvilloi nje takim me homologun malazez Igor Luksic pas te cilit u nenshkrua edhe nje marreveshje per hapjen e dy pikave te reja doganore mes dy vendeve. Gjate nje konference te perbashket qe kreret e qeverive te vendeve fqinje zhvilluan u theksua marreveshje e nenshkruar per te ndertuar rrugen mes Plaves dhe Podgoricen qe pritet te jete edhe nje simbol i bashkepunimit shume te mire mes dy vendeve. Po keshtu dy homologet folen edhe per zhvillim te perbashket turistik dhe per projektin e Trans Adriatic Pipeline TAP te cilin e vleresuan si nje projekt shume te rendesishem dhe strategjik per te ardhmen e sektorit energjetik te vendeve te rajonit. Berisha deklaroi gjithashtu nga Mali i Zi se ai per momentin e nuk kishte ndermend te zhvillonte energjine berthamore pas aksidenteve te fundit qe kishin ndodhur ne Japoni dhe e kishte vendosur projektin ne pritje. Kryeministri i cilesoi si thirrje ekstremiste ato per bashkim kombetar te Shqiperise dhe theksoi se rruga e te gjithe popujve te Ballkanit eshte Bashkimi Europian. Kryeministri Berisha u takua edhe me Presidentin malazez Filip Vujanovic me nenkryetarin e Parlamentit te Malit te Zi Zeljko Sturanovic dhe me kryetarin e Partise Demokratike Socialiste te Malit te Zi Milo Djukanovic. Berisha pritet te zhvilloje takime edhe me perfaqesues te partive shqiptare si Mehmet Bardhi kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal te Zi Vasil Sinishtaj i Koalicionit Shqiptar Perspektiva Genci Nimanbegu i FORCA-s dhe Mehmet Zenka i Unionit Demokratik Shqiptar. Me pas Kryeministri Berisha zhvilloi nje vizite ne Tuz ku eshte pritur nga kryetari i Komunes Nikola Gegaj dhe eshte takuar me perfaqesues te Kuvendit te Komunes Urbane te Tuzit. Vizita e Kryeministrit Berisha do te permbyllet me nje vizite ne Ulqin ku do te pritet dhe do te zhvilloje nje takim me kryetarin e Komunes se Ulqinit Nazif Cungu.