Sulmi i Berishes shton mosbesimin per aftesine e tij
Eksperti i politikave te Ballkanit Bob Hand i cili eshte edhe keshilltar ne Komisionin amerikan te Helsinkit kritikon menyren sesi politika shqiptare po reagon ndaj hetimeve te 21 janarit. Ne nje interviste per radion Zeri i Amerikes Hand theksoi se ne rast se Berisha akuzon kreret e institucioneve per puc shteti atehere krijohet mosbesim ne lidhje me aftesite e tij per te qeverisur vendin.
Zoti Hand ne driten e zhvillimeve te fundit ne Shqiperi do te doja te degjoja reagimin tuaj lidhur me raportin e Prokurorise per ngjarjen e 21 janarit 2011.
Se pari jam shume i kenaqur qe shikoj se eshte bere perparim qe po con ne arrestimin e shpresoj edhe ne gjykimin e personave qe mund te kene qene pergjegjes per vrasjet e nje viti me pare. U desh nje kohe e gjate per ta bere dhe jam i sigurt se shume njerez ne Shqiperi presin me padurim duke e perdorur kete zgjatje ne kohe per te kritikuar tere procesin. Por kjo eshte nje ceshtje shume serioze dhe fakti qe FBI-ja u perfshi ne hetim nenkupton se hetimi eshte i besueshem dhe serioz. Ne nuk mund te paragjykojme fajin sepse te akuzuarit jane te pafajshem deri sa te provohet faji. Por le te shpresojme se i gjithe ky proces do te coje ne nje besim me te madh te sistemi gjyqesor ne Shqiperi. Prandaj mendoj se njoftimi i prokurores dhe fakti qe ambasadori amerikan u ndodh prane saj kur u be njoftimi ishte nje shenje shume e mire.
Kryeministri Berisha e kritikoi Prokurorine. Si i shikoni ju kete zhvillim nga pikepamja e vezhguesit te nje vendi ku ndarja e pushteteve dhe procesi i rregullt ligjor jane ne rrenje te demokracise
Duhet te them se merzitem mjaft kur vazhdoj te degjoj retorike me tone te larta qe sulmon individe te caktuar qofte Prokuroren e Pergjithshme Presidentin apo udheheqesin e opozites nderkohe qe institucionet bejne punen e tyre. shte e natyrshme qe te kete ferkime mes ketyre institucioneve te ndryshme sepse ky eshte edhe thelbi i kontrolleve dhe balancave. Sigurisht individe te ndryshem mund dhe duhet te perpiqen te luajne nje rol kur drejtojne nje institucion por ne nje veshtrim praktik jane institucionet qe bejne punen dhe jo individet qe sulmojne njeri-tjetrin. Por te ngresh akuza per grusht shteti apo te kercenosh se do te ndjekesh ligjerisht zyrtaret pasi te jene larguar nga posti kjo sigurisht nuk eshte e dobishme. Mendoj se duke vepruar keshtu Kryeministri dhe zyrtaret e qeverise nuk do te bejne tjeter vecse do te krijojne me teper mosbesim ne aftesine qe kane per te drejtuar Shqiperine dhe kjo do te ishte per te ardhur keq. Pra mendoj se ne politiken shqiptare ka nevoje per shume me pak personalizim te ketyre gjerave dhe duhet nje kuptim me i mire se keto institucione megjithese nuk jane te persosura perpiqen te bejne punen e tyre dhe duhen lejuar te bejne punen. Natyrisht une e pranoj edhe rolin qe ka qeveria per te bere punen e saj dhe kjo duhet te respektohet.
Marre me shkurtime nga VOA