E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vegjlit ne fushate takimet elektorale ne rrethe

Në vijim të fushatës elektorale të 8 majit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar kandidatin për koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, Albert Sanxhaku në qytetin e Lushnjes.

“Puna e bërë gjatë këtyre katër viteve ka sjellë ndryshime të rëndësishme, por njëkohësisht ka hedhur bazat për një progres të madh e të ndjeshëm për të gjithë komunitetin e Lushnjes gjatë 4 viteve që vijnë”- tha Meta.

Nga Hasi ku prezantoi kandidatin për koalicionin “Aleanca për qytetarin” kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Rama synon të dhunojë institucionet.

“Me mbështetjen e shqiptarëve ne duam të bëhemi bashkëudhëtarët tuaj. Ne kemi vërtet një rrugë të vetme dhe si njerëz të lirë, kjo rrugë është rruga që na ka dhënë zoti. Rruga jonë e vetme është Shqipëria evropiane”- tha Mediu.

Në takimin elektoral në Kukës, kreu i partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi lëshoi sërish akuza kundër qeverisë aktuale të cilën ai e quajti koalicioni i turpit.

“Ju ftoj të votoni për partitë e koalicionit. Këshillat të jenë sa më në kontroll të “Aleancës për të Ardhmen” dhe veçanërisht votoni për kandidatin e përbashkët. Votoni për fitorën e Fredit, për fitoren tuaj”-tha Gjinushi.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet prezantoi kandidatin e saj për bashkinë e Konsipolit. Në takimin me simpatizantët e kësaj force politike, kreu Shpëtim Idrizi kërkoi mbështetjen për këtë parti, të cilën ai e konsideroi si zëri i çamërisë në parlamentin shqiptar.

“Ne sot paraqesim zotin Petrit Mullai si kandidatin kryesor të partisë sonë, një parti e cila kalon përtej të majtës e së djathtës dhe nuk është parti ideologjike. Është rasti që shqiptarët e çamërisë, të majtë e të djathtë të bashkohen rreth kandidaturës së Petrit Mullait, i cili do ketë mbështetjen time”- tha Idrizi.

Nga Elbasani ku bëri prezantimin e kandidatit Qazim Sejdini, kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo tha se zgjedhjet e 8 majit janë testi i rradhës për konfirmimin e koalicionit “Aleanca për të Aardhmen”.

“Zgjedhjet e 8 majit janë një test politik për arsye se ne duam të konfirmojmë mbështetjen që shumica e shqiptarëve i japin aleancës tonë, mbështetje që duhet për të vazhduar transformimin e Shqipërisë dhe për t’i rikthyer vendit, qeverisjen e denjë”-tha Milo.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›