E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti Basha nenkalime dhe stacion interurban

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha ka zbuluar një plan të ri për Tiranën moderne. Projekti ambicioz i kandidatit Basha është zhvendosja e Stacionit të Trenit dhe ndërtimin e stacionit interurban të automjeteve.

Basha premtoi edhe zhvendosjen e hekurudhës dhe ndërtimin e të paktën dy nënkalimeve për të lidhur dy zonat e banimit përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek dogana.

“Zgjatimi i bulevardit nga Stacioni i Trenit te Bregu i Lumit do të shoqërohet me zhvendosjen e stacionit të trenit dhe ndërtimin, këtu në afërsi të Laprakës, të stacionit interurban të kryeqytetit tonë. Bashkë me këtë stacion do të zhvendosim edhe atë pjesë të hekurudhës që kalon në njësinë tuaj vendore. Ju jap fjalën se investimin e gabuar që ndau Laprakën nga pjesa tjetër e qytetit, për të cilin me dhjetra qytetarë paguan me jetën e  tyre, do ta çbëjmë duke ndërtuar të paktën dy nënkalime që lidhin këto dy pjesë të Tiranës” – tha Basha.

Gjatë prezantimit të kandidatit për minibashkinë, Haki Mustafa, Basha premtoi uljen e taksave, normalizimin e çmimeve, por edhe hapjen e  15 mijë vendeve të reja të punës në Unazën e madhe.
 

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›