Rama ne njesine 2 Me 8 maj vote kunder kusarise

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama teksa prezantoi kandidatin e njësisë bashkiake numër 2 Artemon Cukalla, bëri krahasimin mes Tiranës që ai gjeti kur erdhi në këtë post dhe Tiranën e 2011-ës.
“Kioska e plehra nga të katër anët. Vetëm 4 semaforë. Sot janë në punë 53 të tillë dhe janë rimodeluar 4 kryqëzime të mëdha, e është ndërhyrë në 347 pika kyçe për qarkullimin”-tha Rama.
Rama tha se projekti i kampit tjetër për Tiranën dhe vendin është ai i barbarizimit, duke sjellë shembullin e kurorës së Tiranës.
“Shihni se çfarë ndodh në Kashar, Paskuqan, Kamzë. Janë realitete drithëruese. Janë në fakt modeli i manaxhimit të territorit të Saliut, modeli primitiv, modeli i zhvillimit të përkohshëm, modeli i barbarizmit të natyrës dhe brutalizimit të jetës urbane. Shihni se çfarë ndodh nga Tirana deri në Durrës”- tha më tej Rama.
Ndalur te projektet ende të parealizuara të bashkisë më të madhe në vend, Rama akuzoi bashkimin Meta-Berisha për bllokimin e tyre. Për këtë shkak, tha Rama, vota e tetë majit duhet të jetë kundër këtij bashkimi për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës.
“Vota në 8 maj është votë konkrete, votë politike votë për qytetin dhe për atdheun. Është votë për lirinë, të drejtat për një kohë të re shqiptare. Çdo shqiptar duhet të ndihet qytetar i respektuar në çdo lloj qeverie, pavarësisht ngjyrës që ka pushteti”- tha Rama.
Kryetari i opozitës kërkoi votën për partinë Socialiste si e vetmja që mundëson zhvillimin e territoreve të integruara.
Rovena Moçka