Erozioni gerryen Mediu Te shmangim permbytjet

Erozioni është një nga fenomenet që po bëhen gjithmonë e më shqetësues për vendin tonë, por problemi është se nuk po shkaktohet vetëm nga shkaqe natyrore, por edhe nga dora e njeriut. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu në ditën botërore të tokës gjatë një vizite në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai tha se duhet t’i themi “Stop” këtij fenomeni, për të ndaluar përmbytjet, si ajo në zonën e Shkodrës.
“Shkaqet e përhapjes nuk janë vetëm rreshjet apo pjerrësia e theksuar, por shpesh faktor negativ janë edhe ndërhyrjet në natyrë. Studimet tregojnë se çdo vit në Shqipëri gërryhet reth 20 % e sipërfaqes së tokës. Çdo vit hidhen në det nëpërmjet rrjetit ujor, mbi 60 milionë tonë materiale të ngurta”- tha Mediu.
Një tjetër shqetësim që ngriti ministri ishte dhe prerja masive e pyjeve. Subjektet private duhet të zbatojnë rregullat, në të kundërt, sipas tij, do të përballen me forcën e ligjit.
“Ajo që nuk mund të tolerojmë është fakti që janë 225 kompani që mendojnë se mund të jenë struktura dhe subjekte private që mund të shfrytëzojnë pyjet. Kjo do ishte e pafalshme, prandaj duhet të krijojmë një partneritet publik-privat të qëndrueshëm në manaxhimin e pyjeve”- tha Mediu.
Minsitri tha se shumë shpejt do nënnshkruhet memorandum bashkëpunimi ku të ardhurat financiare të ministrisë që ai drejton, do kalojnë edhe në shërbim të këtij universiteti. Ai inaguroi edhe një nga laboratorët e këtij institucioni arsimor.
Edlira Sulejmani