E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vegjlit, unike kunder PD-PS

“Te vegjlit” unifikojne qendrimin e tyre ne nje dokument te perbashket per permiresimin e sistemit zgjedhor. 10 parti parlamentare, perjashtuar ketu Partine Demokratike dhe ate Socialiste, nenshkruan dje nje dokument, ku specifikojne qarte pikat mbi te cilat duhet te kryhet reforma zgjedhore. Kesisoj, duke sfiduar dy forcat kryesore politike, “te vegjlit”, perfaqesues te dy kaheve politike, qendrojne te vendosur qe e gjithe puna per permiresimin e kodit elektoral te perqendrohet ne propozimet e tyre. Me iniciative te Partise Levizja Socialiste per Integrim, partite parlamentare kane formuluar nje draft propozimesh prej 8 pikash. Te vegjlit e majte jane mbledhur ne seline e PSD, ku kane hedhur firmat ne kete dokument, nderkohe qe me pas u eshte derguar dhe te djathteve ne Kryesine e Kuvendit, ku perjashtuar Madhin, qe ishte me Topallin ne Turqi dhe Staroves qe i ka derguar vete propozimet ne Kuvend, partite e tjera kane firmosur. Vlen te permendet se nje nga keto propozime ka te beje pikerisht me faktin se konkurrimi proporcional te behet mbi baze listash te hapura te partive politike ne nivel kombetar, e kundershtuar kjo nga OSBE.
Bazuar ne dokumentin e nenshkruar dje nga 10 formacione parlamentare verehet se sistemi zgjedhor i mbeshtetur prej tyre eshte nje variant i familjes se sistemeve te tipit “Proporcional i personalizuar”, i ngjashem me sistemin zgjedhor gjerman.
Propozimin e tyre, keto parti e argumentojme me faktin se ky eshte nje sistem zgjedhor kushtetues i permiresuar, nepermjet te cilit do te arrihet qe, pas perllogaritjes se perfundimeve ne nivel kombetar, te kete nje perputhje te plote te perqindjes se mandateve ne Kuvend me perqindjen e korrektuar te votave ne shkalle vendi per cdo parti politike te kalon pragun elektoral. Gjithashtu, zgjedhesi ka vetem nje vote dhe vota mazhoritare per kandidatin eshte e unifikuar me voten proporcionale per partine qe perfaqeson ky kandidat. Por, ne kete dokument eshte e fiksuar qarte se pragu elektoral do te mbetet i pandryshuar, pra mbetet ne nivelin 2.5 per qind. Nderkohe qe votimi do te jete vetem me nje raund. E ndersa per 7 nga keto pika partite parlamentare nuk leshojne rruge per te diskutuar dhe per te bere ndryshme mbi to, vetem nje pike lihet e hapur per te negociuar, e konkretisht balanca e mandateve ne Kuvend. Sipas kesaj pike, “te vegjlit” propozojne qe balanca te jete ne nje raport 70/70 e mandateve mazhoritare me mandatet proporcionale. Kesisoj, keto parti jane te hapura per te negociuar me dy forcat kryesore politike vetem per raportin mes mazhoritarit dhe proporcionalit.
Por, ky dokument eshte vetem njera ane, pasi tashme jane dy partite e medha, PD-PS, qe duhet te thone fjalen e tyre mbi kete ceshtje. Debatet per kryerjen e reformes elektorale, me sa duket ende nuk kane arritur kulmin e tyre, e kjo per sa kohe tryezat e diskutimeve mbi kete ceshtje zhvillohen ne menyre te njeanshme. Kesaj radhe, partite e vogla, te djathta e te majta, kane preferuar qe te jene te bashkuara per te mos lejuar qe PS e PD te vetevendosin per ndryshimet ne sistemin zgjedhor. Nenshkruese te ketyre propozimeve ishin PR, PSD, LSI, PAA, AD, PDR, PDS, PBDNJ dhe PBLD.
Propozimet
1. Sistem zgjedhor i tipit “Proporcional i personalizuar, i ngjashem me sistemin zgjedhor gjerman.
2. Kuvend me 140 vende, me tavan te hapur.
3. Balance 70/70 e “Mandateve Mazhoritare” (zonave zgjedhore njeemerore) dhe “Mandateve Proporcionale”.
4. Votim me nje raund.
5. Konkurrimi ne zonat njeemerore mazhoritare behet midis kandidateve me votim mazhoritar.
6. Konkurrimi proporcional behet mbi baze listash te hapura te kandidateve te partive politike ne nivel kombetar.
7. Zgjedhesi ka vetem nje vote. Vota mazhoritare per kandidatin eshte e unifikuar me voten proporcionale per partine qe perfaqeson ky kandidat.
8. Pragu elektoral eshte 2,5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›