Vodhen me karta false 4 ne pranga
150 mije euro kane mundur te vjedhin nepermjet falsifikimit te kartave te kreditit 4 shtatas, 3 kosovarë dhe nje biznesmen në Elbasan. Sipas hetimeve te policise ata e kane kryer aktiviteteine tyre gjate muajve shtator- tetor 2010 ne Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Hetimet ndaj tyre, ne kuader te operacionit te koduar “SKIMER 2” nisen nga Sektori Kundër Krimeve Kompjuterike në policinë e shtetit ne bashkëpunim me task forcen kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ne Durrës duke i arrestuar në flagrance.
“Selatin Milaim Krasniqi, vjeç 36; Ergyn Shena Sylejmani, vjeç 26; Milaim Isa Potoko, vjeç 28 dhe Agim Osman Sulo, vjeç 52. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me karta bankare të falsifikuara, kanë kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlerë rreth 150 000 euro, nëpërmjet terminaleve ‘’POS” të vendosura në disa nga subjektet tregtare, kryesisht të zonës së plazhit të Durrësit, qendrave tregtare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan” tha zëdhënësja e policisë së shtetit, Klejda Plangarica.
Policise i rezulton se gjatë muajve Janar-Shkurt 2011, te arrestuar kane kryer blerje të mallrave ushqimore, mallra industriale, furnizme me karburat të mjeteve me të cilat qarkullonin, në disa supermarkete, bare e restorante, hotele dhe pika karburanti nëpërmjet terminaleve “POS”, duke kryer mbi 100 transaksione me vlere 150 mije Euro.Pol sekuestroi pajisje kompjuterike “Skimmer” që shërbejnë për klonimin e kartave, karta plastike me shirit magnetik në të cilat janë hedhur të dhëna të kartave bankare të vjedhura, një kompjuter “laptop” që ka shërbyer për programimin e këtyre të dhënave, etj.