Të verbërit e Shkodrës: Policia nuk na lejoi të vinim në protestë
SHKODËR- Dy autobusë me të verbrit e Shkodrës nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së paralajmëruar para parlamentit. Ata pretendojnë se policia ka bllokuar qëllimisht dokumentet e drejtuesve.
“Ne jemi njësoj si të gjithë të verbërit e tjerë europianë. Policët kanë ardhur i kanë marrë dokumentet shoferëve për të mos na lënë të protestojmë”, tha njëri prej tyre.
Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Pavarësisht se ne nuk na lejuan protesta do të bëhet”.
Të grumbulluar pranë teatrit “Migjeni” në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, të verbrit kanë qëndruar disa minuta aty, në pritje të kthimit të dokumenteve dhe më pas janë larguar.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)