Ministri Haxhinasto, vizitë zyrtare në Maqedoni
TIRANË- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto do të zhvillojë më 15-16 mars një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Nikolla Poposki.
Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, z. Gjeogje Ivanov, me Kryetarin e Parlamentit, z. Trajko Veljanovski, me Kryeministrin, z. Nikolla Gruevski dhe me Zv.Kryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, znj. Teuta Arifi.
Gjithashtu, Ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni.
(el.me/BalkaWeb)