Mirditë, duel të shtënash, plagosin aksidentalisht kalimtarin

Një konflikt mes dy personave mbrëmjen e sotme në Mirditë ka përfunduar me plagosjen e një personi, rastësisht të gjendur në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushaz, ku 22-vjeçari Kleadestin Shtefanaku, është qëlluar aksidentalisht nga dy persona që po grindeshin. Policia bën me dije se pas konfliktit 2 personat qëlluan me armë ndaj njëri-tjetrit, por plumbat goditën 22-vjeçarin. I lënduari është dërguar menjëherë në në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe po punon për arrestimin e dy personave që qëlluan me armë.