Korçë, dhunuan 23-vjeçarin, prangoset autori i dytë

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dytë të vrasjes së Oligert Krekës në fshatin Barc-Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari Aldi Nazifi ndërsa më herët është arrestuar edhe autori tjetër i vrasjes, Emiljano Nazifi.
Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, me inicialet G.K 22 vjeç dhe J.K 22 vjeç kanë vrarë 23-vjeçarin Kreka dhe kanë plagosur 25-vjeçarin me inicialet S.Y.
Sipas policisë autorët, në gjendje të dehur, pas një debati të krijuar kanë goditur me mjete dhe sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të rinjtë ku njëri prej tyre, konkretisht Oligert Kreka ndërroi jetë.
Ndërkohë policia po punon intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë si dhe njekohësisht dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur.