Te verifikohen te gjitha listat e ndihmes ekonomike
03/11/2010Urdhri nga prefekti Shefqet Deliallisi pas zbulimit te abuzimit me fondet nga komuna Kuker
ELBASAN- Prefekti Shefqet Deliallisi nisur nga zbulimi me i fundit i policise per abuzime me fondet e ndihmes ekonomike nga ana e nje komune ka kerkuar nga institucionet pergjegjese te filloje kontrolli ne te gjitha njesite vendore per emra fiktive te personave qe jane ne skemat e ndihmes ekonomike apo edhe favorizime per te fituar politikisht.
Urdhri
Nisur nga rasti i fundit kur policia arrestoi disa punonjes ne nje komune te Gramshit ju bej thirrje drejtorive perkatese te fillojne verifikimet ne komunat ku ka sinjalizime qe abuzohet me ndihmen ekonomike. Kontrollet te fillojne ne ato njesi ku ka sinjalizime per abuzime me ndihmen ekonomike. Te gjithe abuzuesit do te hiqen nga lista dhe gjithashtu do te merren masa per punonjesit. Lidhur me kerkesen e prefektit drejtoresha e Sherbimeve Sociale ne qark Brunilda Dulja tha se kane filluar kontrollet. Se shpejti do te behen publike edhe rezultatet e ketyre kontrolleve theksoi ajo duke paralajmeruar njesite vendore se nuk do te kete asnje favorizim politik por do te marrin ndihme ekonomike ato qe e meritojne. Nderkohe Dulja sqaroi banoret e komunes Paperr qe nuk eshte ulur sasia e ndihmes ekonomike sic pretendon komuna. Ajo ritheksoi se eshte shtuar nje kategori ajo e grave te trafikuara te dhunuara dhe te divorcuara. Sherbimi social ka ngritur disa here problemin e familjeve qe marrin ndihme ekonomike edhe pse nuk plotesojne kriteret apo keshilltaret shperblejne vetveten me ndihme ekonomike. Pak muaj me pare ishte qyteti i Cerrikut te cilit iu nderpre ndihma dhe vetem nje jave me pare Drejtoria e Policise publikoi lajmin sesi 150 familje fiktive merrnin ndihme ekonomike parate e te ciles shkonin ne xhepat e punonjesve te komunes Kuker ne rrethin e Gramshit. Jane rreth 8 mije familje qe marrin ndihme ekonomike ne qarkun e Elbasanit. Nje numer i madh jane ne komuna dhe familjet sipas kryekomunareve jane ne gjendje te mjeruar ekonomike.