E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vërtetat e Dritan Priftit

Politikanë të cilët i fshihen çdo ditë realitetit apo përpiqen ta përshkruajnë atë me fjalë të bukura dhe me elegancë, kemi me shumicë sot në Shqipëri, por burra që tia thonë në sy të vërtetën e trishtë disa politikanëve tanë qytetarëve, ka shumë pak. Deklaratat e Dritan Priftit dhe të vërtetat e tij në adresë të Edi Ramës duket se e kanë shqetësuar jashtë mase këtë të fundit. Vënia në lëvizje e gjithë makinerisë propaganduese të PS-së, ashtu si edhe detyrimi i çdo deputeti apo zëdhënësi të PS-së që të prononcohet në favor të kryetarit për këtë çështje, tregon qartë se Edi Rama është shumë i shqetësuar nga të vërtetat e Dritan Priftit.

Por, le ti analizojmë ato që z. Prifti ka deklaruar.

Edi Rama zotëron mbi 200 apartamente në Tiranë dhe disa vila nga Shkodra në Sarandë.

Sigurisht që nëse kërkojmë me emrin e z. Rama në hipotekë, nuk kemi për të gjetur pasuri në emrin e tij. Tashmë është praktikë e vjetër e ndjekur nga politikanë si lloji i Ramës që pasurinë ta depozitojnë në emër të njerëzve të afërm të familjes, e duke qenë se Rama nuk e njeh familjen, emrat që zotërojnë ligjërisht pasurinë e tij të paluajtshme janë të dashurit e tij biznesmenë e deputetë së bashku të ngritur nga hiçi e që sot figurojnë në listën e më të pasurve të Shqipërisë. Çdo ndërtues shqiptar e di shumë mirë se për të marrë lejen e ndërtimit ose i është dashur të paguajë një taksë informale te xhepi i kryetarit prej 30 eurosh për metër katror, ose ka depozituar paraprakisht faljen e disa apartamenteve po në adresë të kryetarit të bashkisë. Çdo qytetar shqiptar që i ka shkuar në mendje ti futet biznesit të ndërtimit në Tiranë, i është bërë e qartë më përpara se e vetmja mënyrë për të siguruar lejen e ndërtimit është kalimi i të hollave apo pasurisë së paluajtshme në llogari të kryetarit Rama. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe sado padi të ngrejë z. Rama ndaj z. Prifti, ndaj meje apo të tjerëve që bërtasin të vërtetën, nuk do të arrijë dot ta fshehë.

Kostumet e z. Rama kushtojnë më shumë se 3000 euro.

Kjo është e vërtetueshme nga çdo sy i vëmendshëm e që arrin të dallojë cilësinë e kostumeve dhe ua di vlerën e tregut atyre. Hipokrizia e deklaratës së pasurisë së kryetarit fatkeqësisht për të e fatmirësisht për ne shpëlahet që në fasadën që i ka ngritur trupit të vet. Kostumet e shtrenjta janë tregues i qartë i pasurisë të tejmase që ai ka vënë dhe për to besoj se do ta ketë të pamundur të na thotë që kanë qenë dhurata, sepse edhe ligjet e shtetit nuk lejojnë që të pranosh të tilla në vlera kaq të mëdha. Ndërkohë, investimet që ai po bën në bregdetet e Spanjës sigurisht që e detyrojnë kryetarin të vishet mirë dhe shtrenjtë për tu mbushur mendjen grupeve mafioze me të cilat operon, se ai është një investitor serioz. Deklarata 3000 euro e pasurisë së tij është një gënjeshtër e madhe që Dritan Prifti e çori me një fakt shumë të thjeshtë, veshjen e vet.

Edi Rama merr drogë dhe ka orientime seksuale perverse.

Nuk ka shqiptar sot që nuk i di të dyja këto fakte dhe nuk është i bindur për këto. Sa herë e kemi parë të gjithë kryetarin, duke kërcyer nëpër podiume gjithë ekstazë e pa e vrarë mendjen për arsyen që e kishte nxjerrë në podium. Sa herë e kemi dëgjuar të flasë fjalë pa kuptim dhe plot eufori në momente eksitimi psikologjik si rrjedhojë e efekteve. Sa herë kryetari ka dalë me sëpatë në dorë apo duke sharë lart e poshtë me libër shtëpie gazetarë e qytetarë, të cilët janë ndier të shqetësuar. Sigurisht që kjo nuk është një sjellje e një njeriu normal, por një sjellje e imponuar nga efektet. Të gjithë i kemi parë fotot e tij nudo dhe po ashtu të gjithë kemi dëgjuar bëmat e Pezës. Sigurisht që smund të kemi qenë të gjithë dëshmitarë okularë të shfaqjeve të tij perverse, sepse fatmirësisht jemi një popull e komb dinjitoz dhe me vlera të larta morale, por e vërteta e thënë nga Dritan Prifti nuk mund të mohohet e të fshihet dot nga asnjë kundërdeklaratë.

E ndërsa z. Prifti është treguar shumë i sinqertë me shqiptarët, duke deklaruar çdo cent të pasurisë së tij e duke qenë shumë transparent, z. Rama gënjen e mashtron nga mëngjesi deri në darkë qytetarët shqiptarë njësoj siç bëri me gjasme programin politik të PS-së e siç po bën sot me fshehjen e pasurisë së tij marramendëse.

Modeli politik që na duhet sot në këtë vend të lodhur prej luftërave politike e politikanëve fasada, është ai i z. Prifti, modeli i sinqeritetit dhe transparencës ndaj qytetarit. Z. Rama është një përfaqësues i denjë i asaj çfarë politika sduhet të jetë e sduhet të votohet më kurrë prej qytetarëve. Shqiptarët, fatmirësisht, janë të zgjuar dhe e dinë këtë, ndaj edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore midis sinqeritetit dhe mashtrimit do të zgjedhin të parën, duke lënë pas etapën e politikanëve që kanë art vetëm gënjeshtrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›