Teatri Bylis, "Kolltuku amerikan", problemet shqiptare me humor teatror

>Varieteja Kolltuku amerikando të ngjitet në skenën e teatrit me rastin e 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve
Rikthehet më në fund tradita e hershme e humorit në qytetin e Fierit. Është autori Pëllumb Kulla ai që po punon për të vënë në skenë një variete me aktorët e Teatrit Bylis. Këto ditë aktorët po merren me përgatitjet, pasi premiera e saj do të jetë më 14 shkurt, ditën e festës Shën Valentinit. Kolltuku amerikan është titulli i shfaqjes dhe është menduar që në një afër mënyre sjell jo vetëm ritme festës për të dashuruarit, por edhe për të ngjallur ato kujtime dh emocione që vetëm trupa e estradës fierake dinte të transmetonte me aq mjeshtëri. Autori Pëllumb Kulla, i cili aktualisht jeton në Amerikë ka dërguar krijimin e tij më të fundit, të cilën e ka marrë përsipër ta realizojë regjisori Klajd Marku. Është realiteti shqiptar në këto kohë tranzicioni, ai që e ka bërë autorin të frymëzohet për realizimin e kësaj vepre. Siç është shprehur edhe vetë Kulla një ndikim ka pasur edhe ajo që jetohet në Amerikë, vend të cilin ai e njeh prej shumë vitesh. Sipas regjisorit dhe aktorit Klajd Marku Kolltuku amerikan, është ende në fazën parapërgatitore, ndërkohë që aktorët tashmë kanë në dorë pjesën më të madhe të skenarit. Ata ndihen shumë mirë me rolet përkatëse. Tematika dhe motivi i humorit të Pëllumb Kullës nuk mund të mos shkëputet nga dyshtetësia e tij, ajo amerikane dhe ajo shqiptare. Në veprën e tij , kuptohet fare mirë botëkuptimi shqiptar në mendjen e një amerikani si dhe anasjelltas, Amerika në botëkuptimin shqiptar. Jeta e ndërsjellët e këtyre dy shteteve dhe dy botëve me një sarkazëm të theksuar dhe një stil të mrekullueshëm artistik, është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe me një fjalor sa popullor aq edhe tundues. Gjithçka nga Kulla vjen këndshëm, urtë dhe me humor, ka deklaruar regjisori Klajd Marku. Për sa i përket shtrirjes episodike të varietesë, regjisori Marku ka treguar se ka shumë sekuenca që të servirin humorin e pastër Fierak dhe e dimë që publiku do të befasohet . "Është vendosur që në qendër të varietesë të jetë një personazh, një veteran, i cili do të rrëfejë çdo zhvillim të ngjarjes. Ky personazh është marrë përsipër nga aktori Fatmir Xhelili. Aktorët e tjerë pjesëmarrës në varietenë e Pëllumb Kullës, janë edhe profesionistët e trupës së "Portokallisë" si Salsano Rrapi, Romir Zalla apo Ervina Kotolloshi, si dhe aktorët e trupës së teatrit të Fierit Todi Llupi, Hajrie Rondo, Hateme Ruzhdia, Fuat Boçi, Doriana Çaushaj, të cilët do të interpretojnë në këtë variete. "Kolltuku amerikan", prek disa nga momentet që përjeton shoqëria e ditëve tona. Ky vit do të jetë i pasur me një mori aktivitetesh artistike e kulturore, pasi teatri Bylis dhe drejtoria e artit dhe kulturës kanë shënuar tashmë të gjitha zhvillimit e vitit. Kuptohet sipas burimeve të Bashkisë Fier, këto aktivitetet nuk i përkasin vetëm qytetit të Fierit apo rrethinave, por edhe të gjithë territoreve shqiptare, pse jo me përmasa ndërkombëtare .Duhet vënë theksi se edhe tek bashkëpunimet e njëpasnjëshme që pritet të rezultojnë frytdhënëse edhe këtë vit, si bashkëpunimi mes Bashkisë Fier, Ministrisë së Kulturës si dhe shoqatave të ndryshme atdhetare e kulturore që shtrihen në territorin e qarkut Fier.