E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthim në shkollë për administratën publike

Shkolla Rajonale për Administratën Publike zgjat 1 vit. Marrëveshja u nënshkrua edhe nga Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi

Kjo shkollë është me qendër në Danilograd të Malit të Zi

200 punonjës të administratës do të trajnohen çdo vit në këtë shkollë

Shkolla siguron trajnim për grupe të përzier të punonjësve të shërbimit publik, nëpërmjet seminareve dhe shkollave verore/dimërore, si dhe nëpërmjet skemave të lëvizjes

Vendet e rajonit firmosin marrëveshjen e themelimit të një shkolle rajonale të administratës publike. Zëvendësministri i Brendshëm Strazimiri ka nënshkruar në Podgoricë “Marrëveshjen e Themelimit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike”. Kështu, rreth 200 punonjës të administratës do të trajnohen çdo vit në këtë shkollë.

Shkolla

Rreth 200 punonjës të administratës publike do të trajnohen çdo vit nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (RESPA). Kjo, pas marrëveshjes së nënshkruar ditën e djeshme në Podgoricë, Mal i Zi, nga Zëvendësministri i Brendshëm, z. Gent Strazimiri. “Marrëveshja e Themelimit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike” është nënshkruar nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Kjo shkollë është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe OECD-së, financuar kryesisht nga BE-ja.

Zëvendësministri i Brendshëm, z. Strazimiri, duke përshëndetur nënshkrimin e “Marrëveshjes së Themelimit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike” pohoi se qeveria shqiptare është e angazhuar të respektojë dhe të kontribuojë mbi këtë marrëveshje, pasi Shkolla Rajonale e Administratës Publike siguron trajnim për grupe të përziera të punonjësve të shërbimit publik, nëpërmjet seminareve dhe shkollave verore/dimërore, si dhe nëpërmjet skemave të lëvizjes, duke u dhënë mundësi punonjësve të shërbimit publik të përfitojnë përvoja të vendeve të ndryshme.

Në këtë kuadër RESPA vepron për të përmirësuar kuadrin institucional për menaxhimin e trajnimit dhe edukimit të cilësisë për administratën publike.

RESPA stimulon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike të vendeve të mësipërme dhe institucioneve të ngjashme të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian. Qendra e Shkollës Rajonale të Administratës Publike do të jetë në Danilograd, Mal i Zi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›