E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri Kombëtar; Ngjyrime femrash



Në Teatrin Kombëtar vijon shfaqja “Ngjyrime femrash” me regji të Eliona Thomarajt, e cila vjen nga teatri i Vlorës, “Petro Marko”. Kjo shfaqje është një pjesë e shkruar nga Alice Gestenberg, një dramaturge norvegjeze, e cila krijimtarinë e saj e zhvilloi kryesisht në SHBA në fillim të shekullit XX. “Ngjyrime femrash” është shkruar dhe vënë në skenë në vitin 1915 në New York. Kjo vepër është mbështetur në filozofinë frojdiane, ku për herë të parë iu kushtua rëndësi të veçantë unit. Dy femra, katër personazhe. Për herë të parë, mendimi, xhelozia, dëshira, dashuria dhe urrejtja nuk nënkuptohen nga nënteksti, por merr trajtë njerëzore. Dy personazhet tona takohen në New York pas tetë vjetësh, të martuara, njëra nga dashuria dhe tjetra nga dëshira për pushtet dhe para. A kanë bërë zgjedhjet e duhura dhe a janë të vetëdijshme për këtë? Çfarë interesash dhe intrigash fshehin nga njëra-tjetra? Ç'interesa dhe intriga kanë kundrejt vetvetes? A janë njerëzit të pastër me ndërgjegjen e tyre? Ç'është shpirti i një gruaje dhe çfarë force ka nënvetëdija jonë? Lumturia do të ishte thjesht një nocion n.q.s. nuk ka njerëz të lumtur. Atëherë nga ngjyrat e jetës, cilat janë ngjyrat që zgjedh një femër?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›