Ministri Oldashi: 2012, vit vendimtar për portin e Durrësit
13/01/2012 Vizitë në kalatën lindore, ndryshime pozitive në portin më të madh në vend
DURRËS- Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka inspektuar dje portin e Durrësit, duke prezantuar edhe investimet që po kryhen këtë vit në këtë sektor. Ministri i shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Portual, Eduard Ndreu dhe drejtuesit e kompanisë ndërtuese Vega, ministri u njoh me ndryshimet në këtë pjesë të portit më të madh të vendit. "Viti 2012 do të jetë vendimtar për portin detar të Durrësit",- tha ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, në përfundim të inspektimit të punimeve të rikonstruksionit në kalatën lindore të këtij porti. Ministri Olldashi tha se brenda këtij sezoni do të përfundojë rikonstruksioni i kalatës nr. 10, si dhe ai i terminalit të udhëtarëve. Ndërkaq, do të nisin edhe punimet e thellimit të kanalit hyrës dhe basenit, çka do të mundësojë hyrjen në portin detar të anijeve me kapacitet 30-40 mijë ton. Sipas ministrit Olldashi, punimet aktuale në port, që arrijnë vlerën e investimit prej 28 milionë eurosh, mbështeten nga privatizimi i shërbimeve, si dhe dhënia me koncesion e terminalit të kontejnerëve, çka përbën një paketë tërësore të ndryshimeve pozitive në këtë infrastrukturë gjigande të vendit.