Biznesmenë të njohur pas skandalit të plazhit Spille
13/01/2012 Si u zhvendosën 48 mijë metra katror, 5 km larg. Ish-juristi i dy skandaleve në zonë
TIRANE- Plot 48 mijë metra katror tokë bujqësore janë zhvendosur në një largësi prej më shumë se 5 km, nga Gosa në plazhin e Spillesë, me qëllim shitjen e saj për biznesmenë të ndryshëm që interesoheshin për ndërtimin e hoteleve në bregdet. Sipërfaqja tokësore, nëpërmjet dokumentave të falsifikuara i është kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri, mirëpo nga kjo procedurë Prokuroria e Tiranës ka arritur të zbulojë një skandal korrupsioni, prapa të cilit fshihen persona me influencë politike dhe ekonomike që interesohen të investojnë pikërisht në këtë zonë turistike. Pjesë e këtij mekanizmi janë pesë personat e arrestuar, si dhe një tjetër i shpallur në kërkim, të cilët duke shfrytëzuar detyrën kanë aritur të bëjnë zhvendosjen e sipërfaqes tokësore. Sipas Prokurorisë, kërkesa e trashëgimtarëve të familjes Jenisheri për rikthimin e pronës është e ligjshme, por ajo që përbën skandal në këtë çështje është fakti se ndryshe nga kërkesa e bërë për kompensim, sipërfaqja që u është rikthyer Jenisherëve nuk është ajo që ata kishin kërkuar. Por përkundrazi, trualli prej 48 mijë metra katror është transferuar në zonën turistike të Spillesë, që në vijë ajrore është mbi 5 km larg sipërfaqes së tokës që pretendohej nga trashëgimtarët e Jenisherëve. Prokuroria e Tiranës thotë për “Metropol” se grupi i personave të arrestuar për këtë çështje, pas kryerjes së kësaj procedure, ka vijuar më tej mekanizmin kriminal, duke marrë negociata me biznesmenë në emër të trashëgimtarëve të Jenisherëve, për shitjen e truallit. Kryesisht biznesmenë me influencë politike dhe ekonomike në vend janë interesuar për blerjen e këtij trualli, ku sipas Prokurorisë ishte nxjerrë në treg kundër çmimit të përcaktuar nga qeveria për këtë zonë turistike. Momentalisht hetimet lidhur me këtë skandal, që i ngjan atij të gjirit të Gjeneralit, janë duke vijuar për të bërë identifikimin e personave të tjerë që mendohet se janë të implikuar në atë që shpesh herë është etiketuar si mafia e tokave.
Gjiri i Gjeneralit
E njëjta skemë abuzive me rikthimin e pronave tek ish-pronarët ka ndodhur dhe tek Gjiri i Gjeneralit në Kavajë. Lakmia e biznesmenëve për të ndërtuar në këtë zonë turistike dhe përfituar truall me gjysmë çmimi, çoi në ndjekje penale pesë zyrtarë të AKKP, si dhe biznesmenin e njohur Alban Xhillari. Mes të pandehurve që momentalisht po gjykohen është dhe ish-kreu i AKKP, Tunxh Vatnikaj.
Ali Aliaj në 2 skandale
Ish-drejtori i zyrës juridike në AKKP, që momentalisht gjykohet për skandalin e gjirit të Gjeneralit, është riarrestaur sërisht ku këtë herë për çështjen e plazhit të Spillesë. Si ish-përgjegjës i zyrës juridike, Ali Aliaj, sërisht ka dalë zbuluar nga hetimi i Prokurorisë, ku emri i tij tashmë është lakuar në një skandal të dytë, i së njëjtës natyre me atë të gjirit të Gjeneralit.
Negociatat për shitje
Prokuroria e Tiranës thotë për “Metropol”, se grupi i personave të arrestuar për këtë çështje, pas kryerjes së kësaj procedure, ka vijuar më tej mekanizmin kriminal duke marrë negociata me biznesmenë në emër të trashëgimtarëve të Jenisherëve për shitjen e truallit. Kryesisht biznesmenë me influencë politike dhe ekonomike në vend janë interesuar për blerjen e këtij trualli.