Teatri Kombëtar, ndërthurje të shfaqjeve të repertorit me premierat
Në sezonin e ri artistik, publiku i kryeqytetit, në Teatrin Kombëtar, do të shohë një ndërthurje të shfaqjeve të repertorit me premierat.
Premiera e parë që pritet të ngjitet në Teatrin Kombëtar është drama "Amadeus" me regji të Altin Bashës dhe roli protagonist interpretohet nga aktori Ndriçim Xhepa, e ndërsa drama tjetër, "mallkimi i të uriturve”, do të vijë me regji të Kastriot Çipi, në fund të vitit.
Ndërsa për sa i përket deklaratës së Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, se në sezonin e verës, institucionet kulturore në Tiranë duhet të vazhdojnë aktivitetin, Skrami shprehet se kjo është një ide pozitive.
Teatri Kombëtarë edhe këtë sezon do të vazhdojë bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar të Kosovës.