Spahiu: Krimi i sotëm, atentat barbar i sistemit të drejtësisë

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar nga qyteti i Vlorës, destinacioni i aktit tragjik ndodhur rreth orës 09.30.
Spahiu, pas deklaratës së pak orëve më parë, ku me tone mjaft të ashpra e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit si një rast të paprecedentë, ka shtuar se ky është një atentat barbar i figurave të sistemit të drejtësisë.
“Vlora, nuk është si Palermo e viteve 1960. Krime të tilla nuk ndodhën as në vitin 1997. Ky është një alarm për nivelin e kriminalitetit”.
Në vazhën e këtyre deklaratave ndërgjegjësuese, ai sensibilizohet me familjarët e gjyqtarit.