E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: “Kriminelët do të dalin para drejtësisë”

Në shtëpinë e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, ka mbërritur mesditën e së enjtes edhe ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, i cili ka ngushëlluar familjarët dhe dashamirësit e tij, si dhe ka dënuar këtë vrasje që ka tronditur jo vetëm qytetin e Vlorës, por edhe mbarë opinionin publik.

Halimi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit të gjykatës së Vlorës, Konomi, një goditje tepër të rënde për shtetin shqiptarë, ndërsa ka theksuar se ngjarjen do të mund ta zbardhë nëpërmjet dëshmitarëve të gatshëm, si dhe ka shumë besim në deponimin e tyre.
 

Halimi ka garantuar se ngjarja do të zbardhet shumë shpejt, ndërsa autorët e krimit do të dalin përpara përgjegjësisë. Më herët, ai ka kryer edhe një takim me drejtorin e policisë së Vlorës, por vizita e tij është realizuar pa praninë e mediave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›