Teatri Kombëtar sot merr "Ngjyrim femrash"
Dy trupa nga teatri "Petro Marko" i Vlorës vijnë për t‘u përballur me publikun e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Vijnë me dy vepra, ku fokusi është shpirti njerëzor. Aktorët vlonjatë kanë sjellë "Ditari i një të çmenduri" dhe "Ngjyrime femrash", një monodramë dhe një dramë. Ata vijnë në Tiranë për t‘u prezantuar edhe para publikut kryeqytetas. Sot në mbrëmje është radha e veprës "Ngjyrime femrash" për t‘u ngjitur në skenën e TK-së. Nën regjinë e Eliona Thomarajt, shkruar prej dramaturges norvegjeze Alice Gostenberg, vepra sjell në vëmendje 2 femra, por në të vërtetë në skenë publiku përballet me katër personazhe. Për herë të parë mendimi, xhelozia, dëshira, dashuria dhe urrejtja nuk përcillen nga nënteksti, por marrin një trajtë njerëzore. Dy personazhet tona takohen në Nju Jork pas 8 vitesh. Janë të martuara. Njëra prej dashurisë dhe tjetra nga dëshira për pushtet dhe para. A kanë bërë zgjedhjet e duhura dhe a janë të ndërgjegjshme për këtë? Çfarë interesash dhe intrigash fshehin nga njëra-tjetra? Ǒinteresa dhe intriga kanë kundrejt vetvetes? Ǒështë shpirti i një gruaje dhe çfarë force ka nënvetëdija jonë? "Mesazhi që ne duam t‘i përcjellim publikut dhe që mendojmë se është më i drejtë, është se duam që të na dëgjojnë. Mendoj se ky është një mesazh jo vetëm femëror. Ai ka të bëjë më shumë me shpirtin njerëzor. Mendoj se të gjithë ne kemi diçka të pathënë brenda vetes që na mundon, ose kemi nevojë që dikush ta na dëgjojë gjithë sa mbajmë, ashtu siç e ruajmë brenda vetes. Duke qenë se është e pamundur të kemi një person përballë vetes dhe të gjithë atmosferën e duhur për të shprehur ndjesitë që na përshkojnë, atëherë ne i ndrydhim ato brenda vetes. Por çfarë ndodh me një njeri nëse do të ndrydhet pafundësisht? Gjithçka do të kthehet në një stres që shkatërron personin që e mbart. Mesazhi që ne duam të përcjellim është: dëgjoni vetveten", thotë regjisorja Eliona Thomaraj, e cila në të njëjtën kohë është edhe njëra prej protagonisteve të veprës. Ndërsa aktorja Aida Barajktari tregon se "Ngjyrime femrash" e ka bërë menjëherë për vete. "Edhe pse e shkruar në një kohë tjetër, kjo pjesë vjen mjaft koherente. Personazhi im qëndron, shkrihet, njehsohet me shumë personazhe të ditëve të sotme, të cilët janë përfshirë nga kotësia e gjërave materiale dhe që kanë humbur gjërat më të rëndësishme në jetë, siç janë liria, shpirti, ndjenjat", shprehet ajo.
Dy shoqet, Margarita (Eliona Thomaraj) dhe Harieta (Aida Barajktari), shoqërohen në skenë nga dy personazhe të tjera, Heti (Esmeralda Metka) dhe Megi (Desantila Kristo). Ato janë ndërgjegjja e tyre. Janë pikërisht këto të fundit që demaskojnë dukjen e shoqeve, të martuara njëra për dashuri e tjetra për para. Ndërsa dje në mbrëmje u ngjit në skenë monodrama "Ditari i një të çmenduri", me autor Gogolin e madh rus. Nën interpretimin e aktorit Ilirian Ali, vepra ka sjellë në vëmendje problemet tragjike me të cilat duhet të përballet intelektuali, sidomos në një regjim shtypës e totalitar. "Vënia në skenë e kësaj monodrame ka qenë një aspiratë e hershme e aktorit Ilirjan Ali. Ne gjetëm kohën e përshtatshme për të nisur bashkëpunimin e për ta trajtuar këtë vepër, e cila trajton një temë që është tepër aktuale edhe sot", shprehet regjisori Luftar Veshi. Ai tregon se këtë vepër të shkruar nga Gogoli, stafi realizues është munduar ta aktualizojë nëpërmjet gjetjeve artistike. "Në vepër personazhi lidhet me vetëdijen e tij, duke e bërë akoma më tragjike gjendjen psikologjike dhe shpirtërore. Këtë personazh ne nuk e kemi parë si të çmendur, por si një njeri që ka një dhimbje, një tragjizëm në vetvete, si një njeri që lufton ta kapërcejë këtë gjendje brenda realitetit ku jeton dhe vepron. Dhe kur nuk arrin ta kapërcejë, natyrisht që fundi është fatal", shton më tej regjisori. Ndërkaq, vetë aktori Ilirjan Aliu tregon se e ka zgjedhur pikërisht këtë vepër për vetë problematikën e cila përkon me gjithë sa po kalon edhe shoqëria shqiptare. "Vepra e Gogolit ka në themel probleme që janë aktuale sot, qoftë të korrupsionit, qoftë të përpëlitjes që kalojnë njerëzit për të gjetur vendin e vet në shoqëri. Natyrisht që në situata të tilla njerëzit e kanë të vështirë të jenë kaq të guximshëm sa t‘i kalojnë ato", komenton ai. Me këto dy vepra, të cilat rreken të thonë të vërteta të madha të shpirtit, trupa e Teatrit të Vlorës, zgjodhi të paraqitet në skenën kombëtare të Teatrit të Tiranës.