"Eli Yamin" në Tiranë
Interpretoi dje në një koncert në Akademinë e Arteve, banda bluz "Eli Yamin". Me një muzikë herë të thjeshtë e herë të zjarrtë a të zhurmshme, ky ansambël i muzikës bluz interpreton muzikë të dashur prej të gjitha moshave. Pjesëtarët e bandës "Eli Yamin" janë jo vetëm muzikantë të skenës, por edhe mësues të aftë. Ata kanë dhënë mësim për muzikën xhaz në Qendrën Linkoln, Uashington D.C., në shkollën Juilliard, Shkollën e Muzikës së Manhatanit dhe në shkollën e mesme të muzikës, artit dhe arteve të bukura "La Guardia", në Nju Jork. Koncerti i bandës "Eli Yamin" u organizua prej Ambasadës Amerikane në Tiranë.