Sindikata e taksive: Te ndryshoje ligji per licensat Eljona Ballhysa
Sindikata e taksive zhvilloi dje ne Tirane nje proteste per te kundershtuar informalitetin ne kete sherbim. Ndersa bllokuan per rreth dy ore qarkullimin e automjeteve ne bulevard, shoferet e taksive renditen disa kerkesa qe sipas tyre duhet t’i plotesoje qeveria e re. Ata kerkuan ndryshimin e ligjit per sherbimin taksi. Sipas perfaqesuesve te sindikates duhet medoemos qe te reduktohet numri i licensave dhe te llogaritet per numer banoresh. Madje, kryetari i sindikates se taksive, Gezim Bardhi deklaroi se kane gati nje peticion per qeverine e re me kerkesat dhe problematikat e tyre. Ndersa, per qeverine ne ikje deklaroi se deshtoi me politiken e liberalizimit te licencave pasi liberalizoi informalitetin. “Kemi pergatitur nje peticion ne emer te te gjithe taksisteve te Shqiperise, ku me pak fjale do t’i kerkojme, luften kunder informalitetit, te cilen na e la peshqesh qeveria ne ikje, e dyta qe do i kerkojme zotit Rama, meqenese kur ishte kryetar Bashkie u cudit qe licensat qe jep Bashkia e Tiranes qenkan liberalizuar. Meqe ai do jete ne krye te shtetit, do i kerkojme te anuloje kete ligj famekeq qe nuk ben gje tjeter vecse falimenton biznesin tone. Kufizimin e licensave sipas numrit te banoreve, sipas standardeve evropiane dhe kthimin e ketyre licensave ne menyren me te ligjshme se jemi biznes per tjetersimin dhe trashegimine e licensave qe na e ka mohuar me padrejtesine me te madhe qeveria ne ikje”, u shpreh Gezim Bardhi, kreu i sindikates se taksisteve. Protesta e taksisteve zgjati per rreth dy ore ne bulevard dhe erdhi pas disa vendimeve te marra gjate konferences qe zhvilluan pak dite me pare ne Tirane. Sipas perfaqesuesve te sindikates ne Tirane qarkullojne rreth 1 mije taksi te licencuara nderkohe qe numri i te palicencuarave eshte dyfish. Vetem dy dite me pare i pyetur rreth ketyre ankesave, kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha tha se ketij problemi te trasheguar i jep zgjidhje ndertimi i terminalit multimodal per te cilin Bashkia e Tiranes eshte e angazhuar ta perfundoje sa me shpejt. Madje Basha tha se ne bashkepunim me BERZH-in javen e ardhshme firmosen procedurat per kompanine koncensionare e cila do te ndertoje terminalin. Ky projekt i rendesishem sipas kryebashkiakut do te realizohet permes nje formule koncesioni, cka do te thote se taksapaguesit e Tiranes apo taksapaguesit shqiptare nuk do te nxjerrin asnje lek nga xhepat e tyre por do te ndertohet me fonde private.
Basha: Terminali i jep fund problemit te taksive
Vetem nje dite me pare kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha tha se ndertimi i terminalit multimodal do t’i jape pergjigje shqetesimit te trasheguar te sindikates se taksive. “Nuk do te kete me stacione as te ligjshme, as te paligjshme. Do te kete nje vendqendrim per nje numer taksish te kryeqytetit por edhe taksi te tjera jashteqytetese, do te kete parkim per automjete private, pra do te jete nje terminal, (prandaj quhet multimodal) ku te gjithe mjetet e ndryshme te transportit publik dhe disa mjete te transportit privat do te kene vendndodhjen e tyre, ne menyre qe sherbimi ndaj tyre te jete me cilesor, sherbimi ndaj pasagjereve te tyre te jete me cilesor dhe kjo te sjelle lehtesimin e nevojshem per trafikun ne qytetin e Tiranes”, u shpreh kryebashkiaku.