E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri antik i Hadrianopolit, prej ditësh nën ujë

GJIROKASTER - Rreshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë përmbytur tërësisht Teatrin antik të Hadrianopolit duke krijuar një sërë problemesh pas zbulimeve të rëndësishme në këtë zonë. Shumë pjesë të zbuluara nga disa ekspedita vendase e të huaja tashmë janë nën ujë dhe kjo sipas specialistëve është një situtatë shumë e vështirë pasi rrënon dhe punën disa vjeçare dhe shkatërron vlerat që evidentohen në zonë. Rruga hyrëse në zonën e Hadrianopolit për momentin është e pakalueshme nga mjetet dhe këmbësorët si rezultat i prezencës së ujrave dhe baltës. Për të shmangur të tilla probleme, aktualisht sektori i arkeologjisë janë duke punuar në matjen e nivelit të ujrave në sitn arkeologjik. Matjet e nivelit të jrave janë në funksion të një studimi që po bën Univerteti italian për ndërhyrjet në zonën arkeologjike që përmbytet. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›