Vlorë, u kapen thika në çanta disa nxënësve
Armët pa leje nuk janë vetëm pronë e të rriturve. Në shkollën 9-vjeçare në Vlorë "Teli Ndini", u janë kapur disa fëmijëve thika në çantat e librave. Ngjarja ka shokuar stafin e mësuesëve por edhe prindërit, të cilët sot janë paraqitur në dyert e kësaj shkolle për të mësuar lodhur me këtë situatë.
Mësohet se pas mbledhjes në ambientet e shkollës, për nxënësit është marrë masa e paralajmërimit për jashtim nga shkolla.
Ndërkaq, burime të rezervuara pranë policisë së Vlorës bënë me dije se në ditët në vijim efektivët blu do të ndërmarrin një seri kontrollesh në shkollat e qytetit.