Teatri grek vjen në skenën e Tiranës
Teatri Shtetëror i Greqisë së Veriut ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Në datën 3 mars, në orën 19:00, trupa greke sjell në Tiranë dramën “Dybbuk”, shkruar nga Brus Majers, me regji të Sotiris Haxakis. Një burrë dhe një grua tronditen nga goditjet e fuqishme të dashurisë. Të dy kërkojnë bashkimin sipas betimit të vjetër të prindërve të tyre. Por ky betim prishet. Burri vdes nga trishtimi, por shpirti i tij që nuk gjen drejtësi, hyn në trupin e së dashurës së tij dhe nuk denjon të dalë prej andej, duke sfiduar kështu ligjet që ndajnë të vdekurit nga të gjallët. Kështu fillon historia e Dybbukut, një histori rreth prezencës së fuqishme të dashurisë dhe Perëndisë dhe jo një histori rreth mungesës së tyre. Në rolin e burrit interpreton Dhimitris Papanikolau, ndërsa në atë të gruas Dhespina Kurti. Vepra vjen në shqip nga Luiza Miçaku, me skenografi të Sotiris Haxakis, kostume të Ersi Drini, muzika Savina Janatu.