E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi, Rihanna pretendente për rolin e Whitney Houston

SHBA - Jeta e divës së ndjerë të muzikës, Whitney Houston do të shndërrohet në një film.

Në krye të projektit qëndron miku i saj, Clive Davis, ndërsa nuk dihet ende saktësisht se kush do ta interpretojë rolin e këngëtares.

Megjithatë mediat amerikane shkrujanë se pretendentet kryesore për të luajtur rolin e Houston janë: Rihanna, Jennifer Hudson dhe Jordin Sparks. Ndërsa flitet se Willow Smith (vajza e Will Smith) mund ta portretizojë Whitneyn në moshën e re.

Ideja për realizmin e një filmi mbi jetën e Whitney Houston thuhet të ketë lindur para vdekjes së saj dhe këngëtarja kishte rënë dakord për xhirimin e këtij filmi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›