Greqia sërish në fokusin e Samitit të Lartë në Bruksel
BRUKSEL - Marrëveshja e re financiare dhe nxitja e zhvillimit dhe punësimit në BE do të jenë në fokusin e Samitit të Lartë që zhvillohet sot në Bruksel.
Më herët, do të takohen ministrat e financës të eurozonës, me pjesëmarrjen edhe të ministrit grek, Evangelos Venizelos, me qëllim ratifikimin në parim të programit të ri ekonomik grek dhe kredinë e re prej 130 miliardë eurosh, që i është akorduar Greqisë.
Ndërkaq, vendimi përfundimtar do të merret në samitin e eurozonës, më 12 mars, siç bëri të ditur presidenti i Eurogrupit jean Claude Juncker. Dje ai deklaroi se "deri më 20 mars Greqisë do t’i jetë dhënë kësti i parë i kredisë së re". Kreu i Eurogrupit hodhi poshtë spekullimet, sipas të cilave Greqisë i nevojitet edhe një kredi e tretë, duke theksuar se, tashmë është koha «për të ndalur poshtërimin e popullit grek». «Të ndalojmë diskutimin për daljen e Greqisë nga eurozona. Ata që vazhdojnë këtë diskutim, besoj, e bëjnë për arsye elektorale», tha ai.
Juncker theksoi se «Greqia duhet të bëjë përpjekje intensive dhe të qëndrueshme, një përpjekje reale për zhvillimin, e cila është e lehtë me fjalë, por e vështirë në praktikë. Së bashku duhet të përpiqemi në mënyrë që Greqia të tregojë se, përpjekjet e saj nuk janë të kota». Kreu i Eurogrupit vuri në dukje gjithashtu se, eurozona nuk diskuton largimin e Greqisë nga euroja: «Kemi një zonë me 17 vende anëtare. Largimi i Greqisë nuk është për ne një cështje e diskutueshme», tha ai.