E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Fëmijëve, program për sezonin veror

Për të shoqëruar ditët e gëzueshmë të fëmijëve gjatë pushimeve verore , shtëpiza e të vegjelve pikërisht Teatri Kombëtar i Fëmijëve do të vijë me një premierë të re dhe me shfaqe kukullash drejt qyteteve të ndryshme , sidomos në ato bregdetare për të qëndruar sa më pranë vogëlushëve.
 

Drejtoreshë Hila thotë se edhe pse fondet e Teatrit të Fëmijëve lënë për të dëshiruar, do jetë vetë Drejtori i Përgjithshëm i këtij teatri dhe e gjithë trupa që do kontribuojë, për të qëndruar pranë fëmijëve.
 

Projekti i artistëve të rinj i iniciuar për të tretin vit nga Ministria e Kulturës do zgjase 6 muaj, përfshirë periudhën qershor-dhjetor, ku gjithashtu do jetë pjesë e festave të 100-vjetorit.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›