E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Gjakovës, të shtunën në Tiranë

“Hiqe ministrin nga priza” një prodhim i Teatrit Kombëtar të Gjakovës ngjitet për një mbrëmje në skenën e sallës së vogël të Teatrit Kombëtar. Ditën e shtunë në orën 19:00 artistët nga Kosova shfaqin për publikun shqiptar tragjikomedinë e dramaturgut anglez Erik Ilde. Pjesa me regji të Ilir Bokshit, sjell në Tiranë aktorët Arta Muçaj (Rebeka, Ledi Çarls), Myrvete Kurtishi (Gjeneral Klementini), Ernest Malazogu (Roni), Gresa Pallaska (Anabela), Hysen Binaku (Billi Bigston), Ylber Bardhi (Shërbëtori), Ramazan Bërkani (Dani) dhe Ylber Mehmeti (Mjeshtri).

Një ministër anglez ka pësuar një aksident të rëndë. Ai mbahet në jetë nëpërmjet një aparature vetëm për shkak të numërimit të votave. Një keqpërdorim i këtyre të fundit do të ndryshonte gjithçka në parlamentin e Anglisë. Kur duan ta heqin nga priza, kuptohet se ministri i vërtetë ka vdekur, por mundohen ta mbajnë edhe pak gjallë derisa të kryhen tërë kombinimet konfliktuoze, që këtë post ta trashëgojë zv/ministri, që tashmë është duke e kryer detyrën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›