E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dyshuari si bos i mafies, var veten në burg

Palermo, 17 Dhjetor, 11:45, NOA - Një person i dyshuar si bos i mafies italiane i arrestuar gjatë një operacioni të policisë ditën e djeshme ka varur veten në qelinë e tij, bëri të ditur sot policia italiane.

Gaetano Lo Presti u gjend i varur natën duke gdhirë dita e sotme në burgun e Pagliarelit në Palermo. Ai ishte një nga 99 personat e arrestuar dje të dyshuar se po përpiqeshin të rikrijonin postet e larta të mafies siciliane, e cila u dobësua nga arrestimi i i liderëve të fuqishëm 2 vjet më parë.

Operacioni ishte goditja më e fundit ndaj "Cosa Nostras", "bosi i bosëve" i të cilës, Bernardo  Provenzano u arrestua në vitin 2006. Trashëgimtari i Provenzanos, Salvatore Lo Pikolo, u arrestua në vitin 2007.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›