Trashëgimtarët e diktaturës, jo ne
“Emri ngatërrohet me ekspozitat e kohës së diktaturës që i organizonte shteti në muajin nëntor. Ekspozita shtetërore e kohës së diktaturës që bëhej në nëntor u zëvendësua me emrin “Onufër”. Më duket këtë emër ja vuri inspektori i MKRS-së në vitet ’93, piktori Tonin Vuksani, për t’ia ndërruar ndjesinë që krijonte”. Për studiuesin, piktorin, Besim Tula që i ka qëndruar besnik dhe është një nga protagonistët e ekspozitës së përvitshme “Nëntori”, keqkuptimi me grupimin e tyre artistik nuk ka të bëjë vetëm me konceptin e traditës, por dhe vazhdimësisë politike të ekspozitës. Ata nuk janë trashëgimtarë të diktaturës, as të stilit soc-realist. Tula thotë se “Onufri” është vijuesja e ekspozitave që organizonte shteti me fonde të mëdha, duke blerë dhe shumë vepra”. Ndërsa njeh nismën e lirë të artistëve si e vetmja mundësi për të mos mbetur të varfër, dhe të distancuar nga aktivitetet që bën shteti, që tani shumë veprimtari kanë dështuar si pasojë e mundësive ekonomike.
Çfarë ishte ky “nëntor” në vitin 2008, ekspozitë e cila është zhvendosur aktualisht në Shkodër dhe vazhdon të jetë e hapur atje? Tula flet për ngjyrat dhe piktorin e angazhuar.
Zoti Tula, ju jeni jo vetëm një nga protagonistët e ekspozitës “Nëntori”, por dhe “besnikët” e saj, në të gjitha edicionet. Në një terren gati shterues të kësaj natyre, të ekspozimit, mund të na thoni se çfarë e bën kaq të vendosur dhe të rëndësishëm këtë grupim artistësh?
Ekspozita “Nëntori” si suksesin e saj më të rëndësishëm që ka arritur është përparimi i artistëve në rrugën e tyre artistike. Kjo vërehet po të krahasojmë krijimtaritë e secilit 10 apo 11 vite më parë. Në forma të ndryshme kjo ndihet tek të gjithë pa dallim. Secili ka zhvillime në subjekte, duke futur këtu brenda botëkuptimin e tij për artin, ashtu dhe pastrimin e gjuhës pamore nga ngarkesat dhe deri tek cilësitë koloristike të veprës etj. Kjo mendoj se do të pasojë dhe në vitet e ardhshme. Tani të gjithë janë lojtarë fushe dhe shikohen, vlerësohen apo kritikohen prej shikuesve, dashamirësve të artit dhe kritikës. Ekspozita në grup është e nevojshme shumë dhe për vetë artistin, pasi ai e shikon më objektivisht veprën dhe në raport me kolegët. Fryma e garës është pika më e lartë, pasi artisti punon me kapacitete të plota. Mundësia e ekspozimit për çdo vit e vë në kushte të tjera artistin. Serioziteti dhe pasioni për të arritur më të mirën ndjehet tek një pjesë e madhe. Si çdo lloj pune dhe puna artistike ka nivelet e saj.
Artisti mund të angazhohet mirë dhe shumë mirë. Kur ajo merret me seriozitet dhe pasion është shumë mirë. Ekspozitat janë jeta e artit.
Sivjet kuratori Stefan Taci arriti të bëjë një ekspozitë cilësore, pasi artistët duke pasur të drejtën të ekspozojnë vetëm një vepër, u treguan mjaft të matur në seleksionimin e saj. Njëkohësisht përballoi gjithë problemet që hap organizmi dhe arriti të bëjë katalogun e veprave të ekspozuara, i cili u shpërnda ditën e hapjes së ekspozitës, gjë e pamundur në ato pak veprimtari kolektive që zhvillohen tek ne. Si gjithmonë, studioja grafike “Delta print” e palodhur dhe zemërgjerë me këtë aktivitet, përballoi sfidat e ndryshme që krijon organizimi.
Ju jeni një studiues dhe një nga zërat e pakët që shkruani mbi piktorët, punët e tyre. A mund të përmblidhni se cili ishte angazhimi artistik në këtë ekspozitë i piktorëve, ndoshta më të spikaturit?
Në këtë ekspozitë ka një zgjerim të subjekteve pamore në drejtim të problemeve të kohës. Këtu mund të përmendim veprën “Ija” të piktorit Bashkim Dervishi, e cila me një qartësi kompozicionale dhe me një gjuhë hiper-realiste, trajton problemin e humbjes së historisë dhe identitetit.
Tirana pa histori. Në thelb të saj është protesta dhe dhimbja e një gjejë të dashur, e cila me lëvizjet e pamatura të kryebashkiakut nuk mund të shpëtohet. Buron Kaceli me një krijim poetik paraqet një shtyllë elektriku nga ku dalin kabllot e trasha. Është një mizanskenë shumë e rreptë industriale. Aty ndodhet një fole zogjsh. Njëri është brenda në fole dhe tjetri është jashtë saj. Komunikimi në mes tyre është mjaft i ngrohtë dhe të kujton ato çiftet e njerëzve që shkojnë mirë me njëri-tjetrin natyrisht në një botë shumë të ftohtë dhe brutale. Gjuha e pastër dhe koncize koloristike me disa lloje të kaltrash është përpunuar dhe thjeshtuar nga çdo ngarkesë e tepërt duke fuqizuar idenë. Vepra e Aleksandër Filipit “Lojë shahu” është aktuale si gjithmonë, ku theksi vendoset tek mbretërit (drejtuesit) që asnjëherë nuk janë të humbur. Ata që e pësojnë janë njerëzit e thjeshtë. Në këtë humbje nuk ka pasur gjakosje, por depresion dhe humbje shprese dhe besimi. Ai kombinon një gjuhë vizuale romantike me një moderne. Ka dhe mjaft artistë të tjerë, të cilët sollën vepra të ndjeshme ndaj kohës, si Zef Shoshi, Gëzim Tafa etj.
Kemi një grupim artistësh që mbërrijnë nga tradita e soc-realizmit si Kilica, Dilo, Shijaku etj. A mund të flitet për transformim të tyre në këtë ekspozitë?
Artistët tanë të njohur si Vilson Kilica, Ksenofon Dilo dhe Sali Shijaku me stilet e tyre tashmë të konsoliduara sollën vepra tërheqëse. Këtu jam dakord me vlerësimin që ju bënte kritiku Harallamb Fandi me shkrimin e tij në gazetën “Koha jonë”. Vilsoni paraqet një biçikletë në një pyll. Timoni i kthyer mbrapsht krijon idenë që diku afër janë dy të rinj të dashuruar. Ka shumë dritë vere, e verdha. E kuqja që tingëllon shumë mirë është vendosur jo më me ligjet e pikturës realiste, por me fuqinë e zotërimit të kryesores. Ndërsa Ksenofoni si dashnor i vjeshtës dhe i frutave të saj konceptoi qartë dhe me një mendim solid dy tablo që janë një. Tabloja e parë ka një pemë, e trajtuar gati me vëllime skulpturore dhe një natyrë e qetë me hurma dhe me gjethe. Përdorimi i rafinuar i të kuqeve të ngrohta dhe të ftohta është shfrytëzuar me ndjeshmëri. Kjo vepër tërhoqi mjaft shikuesit. Ndërsa Sali Shijaku krijoi sipas motivit të dasmave tona “Djegia e shamisë së beqarit”. Tabloja është organike në stilin e Saliut dhe ka një kolorit të lirë dhe dinamik. Hasan Nallbani kompozon me guxim dhe me një penelatë dinamike, ndërton një dyfigurësh me fëmijë. Forca shpirtërore e këtij artisti prodhimtar të emocionon.
Përballë tyre janë edhe të rinj të angazhuar tek “Nëntori” 2008, çfarë mund të na thoni për punët e tyre?
Të rinjtë paraqiten mirë. Brikena Bredo e konsoliduar tashmë ka krijuar stili e saj jo vetëm piktural, por dhe atë të shikimit të jetës. “Fruti i ndaluar” është një vepër që të bën të ndalosh. Lëvizjet e figurave dhe psikologjia e tyre janë tërheqëse. Të kuqet e frutave kanë një tingëllim të pastër. Ndërsa Ledia Kostandini motivin e ka mjaft të kohës dhe secilin shikues e bën të përjetojë një gjë që e ka provuar apo ndjerë vizualisht. Peneli i saj hyn në sfumatura dhe theksime shumë interesante.
Juve jeni një studiues që ju tërheq ngjyra. Madje dhe në hapjen e ekspozitës në Tiranë qysh në fillim u shprehët për ngjyrat. Cilat, pra, janë karakteristikat artistike të këtij grupimi në këtë edicion?
Karakteristikë e këtij grupi artistësh është ndjeshmëria ndaj ngjyrave. Kjo është një e dhënë natyrale që kanë ndaj saj për të cilën janë zgjedhur. Piktura pavarësisht temës dhe gjinisë së ritmit të penelatave, shtrimit të sipërfaqeve, kontrasteve apo shkrirjeve etj. Në mënyrë të veçuar shikohet edhe për anën e ngjyrosjes. Si është shfrytëzuar ajo? Si është zgjedhur akordi koloristik dhe si tingëllon ai në të gjithë veprën etj. Do të ndaloja tek ngjyra lejla e Avenir Sadikajt. Tingëllimi i pastër i dha veprës një tipar tërheqës. Mjeshtria e vijimit të saj duke u transformuar në rozë tek petalet dhe lulja tregon për kulturën e lartë që ka ky artist në formulimin e veprës. Kujtim Buza ka vendosur me frymëzim një të verdhë plot diell. Ajo shoqërohet nga një jeshile që bëhet dhe lidhësja me grinë e liqenit. Akordi në mes të ngjyrës kafe dhe jeshile të vepra e A. Filipit është grepi magjik për të tërhequr shikuesin. Roberte Guci ruan me besnikëri freskinë e prekjes së parë të penelit mbi sipërfaqen, duke marrë përsipër gjithë vështirësitë që të nxjerrë mungesa e ndërhyrjes për së dyti. Në brendësi të saj autori bën një paraorganizim të kujdesshme. Të kuqet dhe të artat shoqërohen nga violat, si ajër. A. Devolli përdor një vishnje të butë dhe një kaki të thellë që shoqërojnë një vizatim dinamik me një të errtë të fortë. Nuk mund të rrimë pa përmendur ngjyrën kafe tulle dhe grinë e kaltër të peizazhit të Gjergji Markos. Në përgjithësi artistët në këtë grup kanë stile të konsoliduara dhe të rejat janë brenda karakterit të tyre. Njëkohësisht, duke krijuar pa një temë të caktuar, artistët realizojnë çfarë të duan. Kur ai arrin ta shikojë jetën me mendimet e tij, kjo e çon artistin tek veçantia. Prandaj, në ekspozitë gjen vizione krejtësisht të ndryshme. Këtu rrinë afër tabloja problematike e Filipit me “Ndriçimin ekstrem” të Majlinda Kelmendit (Pedagoge në AA të Prishtinës), me peizazhin e Ll. Tacit e Ll. Myzeqarit apo natyrë morti e kuratorit të ekspozitës S. Taçi, që është një vepër e gëzueshme dhe plot gjallëri. Kjo lloj lirie, ku artistët nuk kanë asnjë detyrim tjetër, përveçse të japin pasionet e tyre, mendoj se ka dhënë fruta të mira.
Shpeshherë dhe besojmë jo rrallë, ekspozita “Nëntori” identifikohet, apo ngatërrohet me traditën, gati si një aktivitet i trashëguar nga diktatura. Ka ndonjë të vërtetë në këtë mes?
Ka një keqkuptim në emrin e ekspozitës, të cilin e dëgjojmë të diskutohet ndonjëherë. Emrin “Nëntori” kjo ekspozitë e ka ngaqë ky muaj për kombin tonë ka qenë me shumë ngjarje të mira, që nga kohët e vjetra dhe deri tek ato moderne. Emri ngatërrohet me ekspozitat e kohës së diktaturës që i organizonte shteti në muajin nëntor. Ekspozita shtetërore e kohës së diktaturës që bëhej në nëntor u zëvendësua me emrin “Onufër”. Më duket këtë emër ja vuri inspektori i MKRS-së së viteve ’93, piktori Tonin Vuksani, për t’ia ndërruar ndjesinë që krijonte. “Onufri” është vijuesja e ekspozitave që organizonte shteti me fonde të mëdha duke blerë dhe shumë vepra. Aktivitetet që bën shteti dëmtojnë thellësisht nismat private. Tani shumë veprimtari kanë dështuar si pasojë e mundësive ekonomike. Kalvari i gjatë dhe i mundimshëm që duhet të ndjekë një kurator për ta realizuar një ekspozitë lodh dhe rilindasin më të madh. Kështu që konkurrenca që bën shteti zhduk të gjitha idetë e tjera. Bienalja e Tiranës që ishte një aktivitet që duhej të vazhdonte u bënë vite që nuk organizohet. Natyrisht që është një humbje për artin kur një veprimtari dështon. Galeritë private ende janë herët për të marrë aktivitete të niveleve të larta. Ende jetojnë në mes të galerisë dhe dyqaneve të shitjes së pikturave.
Çfarë mendoni se solli të re kuratori Taci në strukturën e këtij “Nëntori”?
Këtë vit kuratori Taci bëri një lëvizje të re në strukturën e ekspozitës, duke ftuar një grup skulptorësh. Nuk mund të rri pa pohuar se skulptura është shumë më mbrapa nga piktura dhe mediat e tjera vizuale në ecjen e saj artistike. Mungesa e veprimtarive ka shuar idetë e reja që duhet të lindnin gjatë ekspozitave. Pak skulptorë kanë vijueshmëri në krijimtaritë e tyre. Pjesa më e madhe punojnë për tregun, duke deformuar stilin sipas dëshirave apo kushteve të porositësve. Nuk mund të formojmë një ide të qartë se ku ka shkuar ajo çfarë kërkojnë skulptorët shqiptarë, kush janë ata më të mirët. Shumë monumente të bëra nga skulptorë të mesëm dhe të rinj janë mjaft të dobët. Shikon monumente të punuara nga skulptorë me tituj, të cilat vuajnë nga probleme fillestare të proporcioneve, ngjashmërisë apo te vizatimi, të mos përmendim atë që ka nevojë arti, gjetjen. Shpresoj që skulptura të zgjohet nga rehatia bëj dhe shit.
Cilat janë, sipas jush, janë pikat më nevralgjike nga duhen parë problemet sot për artet pamore?
Kultura do të ecë përpara kur të mbarojnë emërimet politike direkte pa konkurrime apo gjoja me konkurrime në sferën e kulturës. Natyrisht që ka përparime disi, por ende jemi larg. Këto emërime i gjejmë deri tek pedagogët në shkollën e mesme artistike e deri tek ajo e larta. Ka shumë varfëri për aktivitete të shumëllojshme. Ekspozitat sjellin zhvillim në art, duke e qytetëruar atë. Vetëm kur e vendos punën në ekspozitë kupton se çfarë ke bërë në të vërtetë. Studioja në shumë raste të gënjen ose të vë në gjumë.
Mungon thellësisht kritika. Mungesa e saj do të jetë dramatike dhe për kohët që do të vijnë. Po ta shohësh në përgjithësi situatën duken sikur nuk është ndonjë gjë e madhe se mungon ajo. Të gjithë ia ndjejnë nevojën, por jo anën e saj herë të ashpër. Dhe duan, por edhe nuk e duan. Të ecësh pa kritiken apo analistët është si të ecësh pa timon. Ky është dëmi më i madh që i bëhet artit.
Së fundi ekspozita “Nëntori” e mbyll turin me Shkodrën, pse zhvendosja në këtë vend?
U bënë tre vite që ky aktivitet ekspozohet dhe në Shkodër me pjesëmarrjen e artistëve shkodranë. Kjo ekspozitë së bashku me artistët shkodranë të penelit dhe daltës është hapur më 28 nëntor në Galerinë e Shkodrës dhe vazhdon të jetë hapur për publikun shkodran. Artistët e Shkodrës, një vendi me tradita, në krijimet e tyre kanë ardhur duke i përmirësuar cilësitë artistike. Mund të përmendim veprat e A.Draçinit, S.Kola, S.Kraja, A.Hila, S.Brahimi, I.Kalaja etj.
Intervistoi: Suela Furriku
Iso-n, nuk e do Vlora, e mban Berati
Vlora refuzon veprat e trashëgimisë sonë orale. Një prej veprimtarive më të rëndësishme të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nis sot edicionin e tetë të saj. Për shtatë vjet me radhë, ka qenë Vlora, qyteti që ka mirëpritur festivalin e traditës Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso Polifoninë, ndërkohë që gjatë këtij sezoni ka hapur dyert qyteti “i gurtë” i Beratit. “Festivali vjen në edicionin tetë të tij, i cili gjatë viteve të kaluara është zhvilluar në Vlorë, por sivjet bashkia e saj nuk na është përgjigjur duke mos na përshëndetur as me një program. Ne kishim prezantuar që në fillim të vitit procesin organizativ të festivalit, por i vetmi institucion shtetëror që mbajti një qëndrim të ftohtë ishte Bashkia e Vlorës lidhur me angazhimin dhe realizmin e edicionit të tetë të Iso Polifonisë”, - shprehet drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, Esat Ruka.
Ai shton se arsyet që kanë ndikuar në refuzimin e realizmit të këtij aktiviteti nuk janë konfirmuar nga ana e Bashkisë së Vlorë me ndonjë motiv të qartë. “Ata e kanë deklaruar vetë me shkrim, që ne nuk bashkëpunojmë me MKTRS, por arsyet vetëm ata i dinë. Gjithsesi, për edicionin e 2008-s kemi vrapuar shumë, kemi kërkuar shumë të bashkëpunojmë, sepse bashkëpunimi konsiston në respektin për vlerat e trashëgimisë”, - thotë ai.
Ruka bën të ditur se festivali për shtat vite rresht është organizuar në kuadër të festave të nëntorit, një datë kjo e caktuar nga bashkia e qytetit, për shkak të korrespondimit të datës së pranimit në UNECO të trashëgimisë sonë orale. Madje, drejtori tregon se edhe për 2007-n që Vlora nuk mundi të organizojë tryezën e rrumbullakët, apo edhe mosrealizimin e një koncerti që zhvillohej në sheshin e ngritjes së flamurit për arsye të mosmarrjes së masave organizative nga vetë bashkia e qytetit, iniciativa këto të refuzuara këtë sezon.
Ndërkohë që për tre net me radhë janë gjithsej 20 grupe folklorike që do të performojnë, të cilët vijnë nga një hapësirë gjeografike e gjerë, ku përfshihen këngë iso-polifonike labe dhe toske. “Ky festival do të jetë multikultuor, që do të thotë që ne kemi siguruar pjesëmarrjen dhe nga treva e Toskërisë dhe nga treva e Labërisë”, - thotë Esat Ruka. Grupet që do të jenë pjesëmarrës do të udhëtojnë nga qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Fierit, Korçës, Elbasanit, si dhe grupi Ladorisht nga Struga. Ndërsa të ftuarit e këtij edicioni janë Orkestra e Matit, grupi i valleve të Dibrës, këngë qytetare të Shkodrës etj. Gjithashtu do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me specialistë të njohur të fushës së folklorit nga Akademia e Arteve, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Shkencave dhe institucione të tjera, ku do të trajtohen problematikat folklorike, iso-polifonia si “Vlerë Botërore e Trashëgimisë Orale” dhe sfidat që na presin në të ardhmen për popullarizimin e këtij zhanri. Edicioni i tetë i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë fillon sot dhe pritet të vijojë edhe në datat 18 dhe 19 dhjetor në qytetin e pranuar nga UNESCO si vlerë e trashëgimisë botërore, Beratit.
Suela Furriku