E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Kukllave shfaq premierën për fëmijë "Semi gjeti një këpucë"

Në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve u shfaq premiera e "Semi gjeti një këpucë". Kjo pjesë teatrale për fëmijë vjen me regji të Bakie Baboçit, skenar të Naum Priftit dhe muzikë të Edmond Zhulalit. Regjizorja Baboçi pas shfaqes së premierës, u shpreh për mikrofonin e "Ora News" se ndihej e lumtur me rezultatet e para të shfaqes dhe falenderoi trupën e aktorëve.
Ndërsa drejtoresha e Teatrit kombëtar për fëmijë Klaudia Hila u shpreh se të gjithë komponentet e kësaj shfaqeje të çojnë tek suksesi.

Në këtë shfaqe interpretojnë aktorët, Jorida Meta, Donika Ramollari, Marilda Furxhi, etj. Kjo shfaqje do vazhdojë të jepet edhe në javët në vazhdim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›