E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom u mohon qytetarëve të drejtën e kontrollit për bisedat telefonike

Pas privatizimit të Albtelekom, hiqet kodi i informacionit për abonentët 
Në listën e shërbimeve që Kompania Albtelekom u ka mohuar qytetarëve të kryeqytetit, radhitet edhe zhdukja e shërbimit që tregon dhe kontrollon sesa impulse ka konsumuar abonenti, për shpejtësinë e impulseve për minutë. Ndonëse ky shërbim është i përcaktuar në kontratën e anëshkruar midis kompanisë dhe abonentëve si e drejtë që e gëzon konsumatori, Kompania Albtelekom e ka hequr që nga muaji Nëntor të vitit 2008. Me anë të kodit ( * 3.9 # ), abonenti informohej jo vetëm për impulset e harxhuara, por ai edhe mund të bënte edhe kujdes për ti kursyer apo jo ato, sipas gjendjes ekonomike që ka. Me heqjen e këtij kodi, është krijua një tymnajë kaotike në shërbimin e telefonisë fikse dhe kjo gjithmonë rëndon negativisht në kurriz të konsumatorëve. Ndërkaq, abonentët pajtimtarë të Albtelekomit, janë ankuar në mënyrë intensive si në mendjet e ndryshme të shkruara apo vizive, tek Avokati i Popullit, gjithashtu edhe në zyrat e ankesave pranë kompanisë. Megjithatë, deri më tani, Kompania Albtelekom, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë për kthimin e shërbimit të mohuar, por, madje i ka diskriminuar abonentët me qëndrimin e mbajtur ndaj kërkesave të tyre. Që prej muajt tetor të vitit të kaluar, Kompania Albtelekom e ka hequr shërbimin për kontrollin e impulseve, shërbim i cili është i përcaktuar si detyrim ligjorë si në kontratën e nënshkruar, ashtu edhe në ligjin Për Mbrojtjen e Konsumatorëve.  Ndërkaq, tani nuk ia kemi idenë për kohëzgjatjen e impulsit për minutë, për kohën e bisedës, nuk menaxhojnë dot shpenzimet mujore, vetëm presim në fund të muajit faturën me çmim të pabazuar. Të paktën ne nuk kemi sesi të mos dyshojmë në vlerën e lartë të faturës, ku na është mohuar çdo e drejtë kontrolli, u shpreh për gazetën SOT, familja Patushi, e cila paguante çdo muaji rreth 5000 lekë për shërbimin telefonik. Shumë abonentë të tjerë shprehen se do ta ndërpresin përfundimisht kontratën me këtë kompani, sepse nuk po respektohet të drejtat më themelore të konsumatorëve, fenomen i cili u shkakton dëme ekonomike të pa llogaritura qytetarëve dhe nga ana tjetër përfiton kompania. Kjo zhdukje arbitrare pa as njëlloj informacioni paraprak ndaj konsumatorit, është mungesë e kapur transparence dhe sipas konsumatorëve është vjedhje dhe diskriminim ekstrem. Gjithashtu shpërfillet kontrata dhe konsumatori si partner shumë i rëndësishëm në konsumin telefonik. Ndërkaq, në vazhdën e shërbimeve që ka hequr Kompania Albtelekom, po në mënyrë absurde dhe antiligjore, është zhdukur edhe shërbimi me numrin 122, nëpërmjet të cilit qytetarët informoheshin mbi funksionimin ose jo funksionimin e sinjalit telefonik. Edhe për këtë shërbim, ashtu siç është vepruar me shërbimet e tjera, jo vetëm që kompania nuk është konsultuar më parë me abonentët e konsumit telefonik, por këta të fundit as nuk janë njoftuar më parë për heqjen e shërbimit. Megjithatë, me dhjetëra qytetarë, ankohen të revoltuar për cilësinë e shërbimit që po ofron kohët e fundit Kompania Albtelekom dhe ky fenomen i shëmtuar rëndon si mbi kurrizin e qytetarëve të thjeshtë, ashtu edhe në imazhin e kopanisë, e cila nuk ka asnjë dallim kur kjo qe shtetërore. Shërbimi telefonik, sipas konsumatorëve vihet në dyshim qysh nga mënyra e faturimit të mangët, në të cilën mungon lista e numrave thirrur nga abonenti, mungon koha dhe kohëzgjatja e bisedave dhe numri i impulseve të konsumuar bashkë me çmimin e tyre. Ndërkaq, fatura e shërbimit telefonik përmban vetëm vlerën e që duhet të paguajë qytetari dhe asgjë tjetër.
Pasojat e zhdukjes së shërbimit
Zhdukja arbitrare e kodit ( * 3.9 # ), me anë të të cilit abonentë informoheshin dhe kontrollonin impulset e harxhuara, shpejtësinë e tyre dhe koston e bisedës, po u shkakton dëme të mëdha ekonomike qytetarëve të thjeshtë të kryeqytetit. Ky dëm servilet me anë të faturës së shërbimit telefonik, vlera e së cilës, sipas abonentëve është më e lartë sesa vlera e vërtetë e konsumit mujor. Heqja e kodit në fjalë, i heq të drejtën konsumatorit për të verifikuar nëse faturimi telefonik mujor, është apo jo i drejtë. I mohon të drejtën konsumatorit për të matur kohëzgjatjen e impulseve, çmimin e tyre, në përputhje me tarifat e deklaruara nga kompania. Zhdukja e këtij shërbimi, ka ngjallur pakënaqësi, revoltë dhe konflikt në radhët e qytetarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›