E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Operas dhe Baletit hap siparin e shfaqeve artistike

Teatri i Operas dhe Baletit hap siparin e shfaqeve artistike pёr vitin 2011, me opening Gala “Paradё Operistike”, njё mbrёmje muzikore nёn interpretimin e solistёve lirikё dhe orkestrёs sinfonike tё TOB, tё drejtuar nga Zhani Ciko. Sipas drejtorit Ciko, kalendari i kёtij viti ka tregues tё mirё qё flasin pёr vёnien nё skenё tё disa veprave ambicioze ku nuk do tё pёrjashtohen edhe bashkёpunimet.
 

Ndёrkohё qё nё TOB do tё rivihet nё skenё pas 26 vitesh, opera e kompozuar nga Avni Mula Borana, e cila do tё vijё nё skenё nё saj tё vijimёsisё sё rikthimit tё veprave tё kompozitorёve shqiptarё nё skenё e Teatrit tё Operas dhe Baletit. Nё datё 23 janar do tё mbahet njё koncert i organizuar me rastin e 200 vjetorit tё lindjes sё kompozitorit tё njohur hungarez Frenc Lisz, ku do tё vijё enkas nga Hungaria pianisti Benedek Harvath.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›