Buxhuku: Kasat, vendosja e tyre, tejet e ngadaltë

Proçesi i vendosjes sa kasave për bizneset vazhdon që të jetë i ngadaltë. Administratori i Konfindustrisë Gergj Buxhuku deklaron se edhe se pse kanë kaluar mbi dy javë nga afati i vendosur për paisjen me kasa fiskale vetëm 40 përqind e bizneseve janë pajisur me to.
Problematik përcaktohet të jenë sidomos bizneset e vogla dhe kryesisht ato që ndodhen në periferi.
Sipas Buxhukut, tashmë është shtuar numri i bezneseve që duhet të pajisen me kasa fiskale duke qenë se është vendosur kufiri deri në 2 milion lekë.
Vendosja e kasave fiskale është një çështje e cila ka shkaktuar mjaft debate.Madje bizneset e vogla ndërmorën edhe një sërë protestash ku kundërshtonin vendosjen e kasave për shkak të çmimit të lartë. Në këtë mënyrë qeveria vendosi rimbursimin e tyre nga taksat vendore fakt që edhe ky hasi në kundërshtime dhe që detyroi qeverinë që të përcaktonte për këtë cështje një fond të veçantë.