Teatri i te rinjve skema per te shmangur nderhyrjet

Projekti i të rinjve në teatrin Kombëtar nuk do të jetë më një festival ku do të akordohen çmime, por një takim teatror ku të gjithë ata që do të realizojnë shfaqje në skenë do të trajtohen njësoj. Drejtoria e artit në Ministrinë e Kulturës ka ndryshuar skemë për të shmangur ndërhyrjet për çmimin e parë dhe për të nxitur regjisorët e rinj, që fondet t’i përdorin për shfaqje.
“Kemi menduar në fakt ta cilësojmë si një takim teatror midis këtyre të rinjve, jo më me qëllimin e marrjes së një çmimi, të një trofeu dhe kaq që do të humbte vlerën për pak kohë, por kemi dashur gjithmonë që më të mirët t’i vlerësojmë dhe angazhojmë në projekte dhe angazhime të tjera të teatrit, por dhe në pjesëmarrje ndërkombëtare”-tha Herida Duro, Drejtore e Artit në MTKRS.
Mes 15 projekteve të paraqitura, bie në sy se mbizotërojnë vetëm dramat nga autorë të huaj dhe vetëm një dramë shqipe.
“Do të kishim dashur në fakt të kishte një prurje më të lartë të dramaturgjisë shqipe. Mendoj se duke pasur edhe eksperiencën e viteve të kaluara e kaluara, artistët e gjejnë veten pak më pak të përgatitur në vënien në skenë të një dramaturgjie shqipe. Kjo ndoshta mund të jetë problemi i shkollës. Nuk do të donim ta paragjykonim, por ka qenë fakt i këtij realiteti”-thekson Duro.
Katër dramat që do të ngjiten në skenë në shtator do shpallen në mes të korrikut. Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit konkurentët meshkuj dhe femra regjisor janë të barazpeshuar.
Aurela Papadhima