Blater kercenon Autoret e trukimeve do te debohen

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka paralajmëruar se cilido që gjendet fajtor për trukimet e rezultatit do të dënohet përjetësisht nga bota sportive. Deklaratën numri nje qeverisë botërore të futbollit e ka bërë gjatë vizitës në Zimbabve, vend gjithashtu i përfshirë në skandalin e fiksimeve të ndeshjeve.
Method Muanjali dhe disa lojtarë të tjerë të përfaqësueses kanë thënë gjatë një hetimi të Federatës Zimbabviane se janë paguar për të humbur ndeshje gjatë një turi në Azi në 2009. Skandali që përfshiu futbollin në Zimbabve, solli pezullimin e shefit ekzekutiv, Henrietta Rushuaya, vitin e kaluar me dyshimin e fiksimit të ndeshjeve të kombëtares.
"Ne nuk mund të ndërhyjmë në fazën e parë. Ne duhet të lejojmë institucionet e drejtësisë të punojnë, dhe kur këta persona dënohen dhe shpallen fajtorë, më pas ne do të pezullojmë ata përjetë, dhe nuk do të ketë një kthim të tyre në futboll, të jenë zyrtarë apo sportistë dënohen përjetë," deklaroi Blatter.
Presidenti i FIFA-së deklaroi gjithashtu se do të ndihmojë futbollin Zimbabvian të ngrihet. Gjatë qendrimit në vendin afrikan, Blatter është takuar edhe me presidentin e vendit, Robert Mugabe, ndërsa ka ndjekur edhe kampionatin për femra COSADA, një turne rajonal që mbështetet nga FIFA.
Eno Skarço