E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti:Do dyfishojmë prodhimin e energjisë

Koalicioni qeveritar mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në fund të katër vjecarit të parë do ta ktheje vendin në importuesin më të madh të energjisë, ndërsa do të dyfishojë prodhimin e saj. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, gjatë inspektimit të punës në parkun indrustrial të hidrokarubureve në Porto Romano.
Në fjalën e tij, Prifti pohoi se pikërisht në Porto-Romano do të ngrihen zonat industriale ndër më të fuqishmet, ku do të investohet nga sektori privat 3 deri ne 4 milion euro, investim ky që do të garantojë rritjen e ekonomisë.
Duke siguruar se do të respektohen standardet më të larta të pastërtisë së ajrit dhe ujërave, Ministri i Ekonomisë pohoj se LSI nuk ka qenë kundër ndertimt te TEC-it edhe pse ka pasur rezervat e saj.
Enel S.P.A. është shoqëria me e madhe italiane e energjisë, që ka propozuar të ndërtojë në zonën bregdetare të Porto Romanos një komplesk energjitik, i cili do të përbëhet nga një termocentral me qymyr dhe pajisjet detare të nevojshme për shkarkimit e qymyrit gjatë veprimatrisë së projektit. Në zonën e Porto Romanos do të ndërtohet një komplesk energjitik, i cili do të përbëhet nga një termocentral me qymyr dhe pajisjet detare për shkarkimin e tij. Investimi në total parashikohet të shkojë në rreth 1.9 milionë euro, ndërkohë që masterplani për këtë investim ka marrë miratimin e strukturave nga niveli vendor drejt atij qëndror.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›