E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Feith thirrje serbëve të marrin pjesë në zgjedhje

Shefi i zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith dhe kryeministri Hashim Thaçi iu bën dje thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e 15 Nëntorit, ku do të kenë mundësinë të zgjedhin strukturat e tyre udhëheqëse në nivel lokal.
Pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit, janë shpeshtuar thirrjet ndaj qytetarëve për pjesëmarrje sa më të madhe në këtë proces zgjedhor. Gjatë një debati në qendrën mediale në Çagllavicë, kryeministri i vendit Hashim Thaçi, tha se zgjedhjet e 15 nëntorit janë mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kreu i qeverisë i ka ftuar edhe serbët e Kosovës që të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm pasi, siç ka tha ai, qeveria do të kryejë të gjitha obligimet e saj që të ketë proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.
Ndërsa, shefi i zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith tha se me këto zgjedhje qetarët do të përcaktojnë llojin e shërbimeve që do t'iu ofrojnë komunat e tyre. Kjo është një drejte elementare në shtetet demokratike të BE-së , dhe çështja e zgjedhjeve nuk duhet lidhur me statusin sepse qytetarët kanë të drejtë të udhëheqin me fatin e tyre, duke zgjedhur përfaqësuesit në asambletë komunale. Ai e cilësoi si mjaft bujare krijimin e tri komunave të reja me shumicë serbe, të cilat sipas Feith, do të kenë autonomi të gjerë.

"Ne kemi përfshi krijimin e 3+1 komunave, ndërsa pas gjashtë muajve do të ketë zgjedhje edhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Partesh, dhe ky proces do të çojë drejt krijimit të komunave të reja", ka thënë z. Feith. Gjatë debatit rreth asaj se pse serbët e Kosovës duhet dalë në zgjedhjet e 15 nëntorit, kur ata vazhdojnë të kenë mbështetje financiare dhe politike nga Beogradi, kryeministri Hashim Thaçi u përgjigj se me këtë rast serbët do të kenë mundësinë e zgjedhjes dhe vendimmarrjes në komunat ku ata udhëheqin.
Ndërsa rreth asaj se a do të pranohen rezultatet në komunat me shumicë serbe, në rast se serbët do të bojkotojnë këto zgjedhje e shqiptarët do të dalin në shumicë, Piter Feith tha se shpresojmë që serbët të dalin rreth 60 ose 70 përqind, përndryshe rezultate e zgjedhjeve do të respektohen."Rezultati i zgjedhjeve do të respektohet. Nuk do të ketë intervenime për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje. Nëse dalja është e vogël për një grup të caktuar etnik dhe që grupi tjetër etnik do të ketë mazhorancën, atëherë kjo do të jetë pasoja dhe mendojë se kështu duhet të funksionojë demokracia", ka theksuar z. Feith.
Debati me temën " Zgjedhjet lokale në Kosovë" është mbajtur në Qendrën Mediave në Çagllavicë. Sidoqoftë kryeministri ka folur edhe për shqetësimet që janë ngritur në komunat, si ajo e Graçanicës, ku nuk do të ketë fare kandidatë shqiptarë për kryetar komune, ose në ato komuna ku nuk do të ketë fare kandidatë serbë. Të dy zyrtarët e lartë shprehen bindjen se edhe Beogradi zyrtar do të ketë qëndrim racional karshi pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të Kosovës dhe nuk do të krijoj pengesa për pjesëmarrjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›